/2L ONLINE/ – Ditë më parë, kreu i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri kishte deklaruar se përfundimisht e hoqën lloçin dhe vadat në Dobërqan (Miresh). “Përfundimisht, me ivestimet në infrastrukturë, në Dobërqan e hoqëm lloçin dhe vadat. Jam i shumë i kënaqur për këtë. Tashmë banorët e këtij fshati do të bëjnë jetë të dinjitetshme. Në këtë resor po punohet më intensitet të lartë edhe në fshtra tjerë të Gjilanit dhe në lagjet e qytetit. Deri në vitin ardhshëm, ashtu si në Dobërqan edhe në tërë territorin e komunës sonë do ta heqim lloçin dhe vadat. Ky ka qenë dhe mbetet prioriteti i qeverisjes në Gjilan”, kishte deklaruar kryetari Haziri.
Por, për Lëvizjen Vetëvendosje, pika në Miresh, këto janë veç lavde të kryetarit me të cilat po fyhet qytetaria e kësaj ane, dhe se në këtë lokalitet ka shumëçka për t’u bërë që nuk po bëhen
Sedat Salihu, kryetar i Vetëvendosjes në Miresh thotë se kryetari Lutfi haziri qenka deklaruar se gjoja paska hequr Lloçin e Vadat në Miresh, por ia përkujtojmë atij edhe përmes kësaj fotografie (të mëposhtme) se Mireshi në vitin 1960 ka hequr lloçin dhe ka pas asfalt dhe se presioni qytetarë që është bërë tani e mbi dy vite e gjysmë, ka bërë që janë shtruar këto pak rrugë.
Salihu ka thënë për Portalin 2LONLINE, se organizimi i mirëfilltë i fshatit dhe qytetaria e ndërgjegjshme ka bërë që fshati ynë të jetë model për gjithë Kosovën e po ashtu edhe për vet qeverisjen e Lutfi Hazirit.
“Zoti kryetar, tani me mbi 2.5 vite nga qeverisja e LDK asnjëherë nuk keni ardhë të vizitoni fshatin tonë ndërsa sot i fyeni qytetarët për gjoja se paskeni largu lloçin dhe vadat. Por ne si Vetëvendosje ua rikujtojmë se puna e lloçit dhe vadave në Miresh nuk ekziston. Zoti Kryetar në Miresh keni punë tjera për të bërë. Rregullimin e shtratit lumit, sinjalizimin e rrugëve sidomos rrugës kryesore ku nxënësit janë të rrezikuar nga komunikacioni, zgjatjen e orarit për Ambulanten e fshatit, riparimin e Shtëpisë së Shëndetit, punësimin e të rinjve, përkrahjen e KF Studenti, e shumë e shumë punë të tjera”, ka thënë Salihu i Vetëvendosje. /2L ONLINE/