DYLON

Reagon Vatra: Serbia ksenofobe ndaj shqiptarëve

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – “Ne Lëvizja qytetare “Vatra” reagojmë ndaj kërcënimeve dhe të ashtuquajturës “fillimit të hetimeve” të Policisë serbe në Vrajë ndaj disa të rinjve shqiptarë në Bujanoc, të cilët sipas tyre në mbrëmjen e 11 tetorit të këtij viti me rastin e festës së Kombëtares shqiptare ndaj Armenisë në sheshin e Bujanocit na paskan brohoritur parulla nacionaliste me karakter të urrejtjes ndërnacionale dhe të cilat i paskan shqetësuar pakicat tjera, sidomos serbët dhe krejt kjo paska ndikuar në tensionimin e situatës së përgjithshme politike dhe të sigurisë në këtë rajon”.

Kështu thuhet në një reagim të kësaj Lëvizjeje me rastin e vendimit të policisë serbe në Vrajë për “fillimin e hetimeve” ndaj disa të rinjve shqiptar në Bujanoc, që kishin festuar pas fitores së kombëtares shqiptare dhe kualifikimit të saj për në Francë.

EkoHigjiena

Lëvizja “Vatra” shfaq opinionin se është kundër çdo dukurie ksenofobe ndaj çdo kombësie, pa marrë parasysh nacionalitetin e tyre dhe shumë mirë i kupton ndjenjat e urrejtjes ndaj ndonjë pakice kombëtare. Sepse këtë urrejtje dhe këtë diskriminim është duke e përjetuar në lëkurën e vet në vazhdimësi nga ky shtet jo demokratik dhe i pareformuar në të cilin jetojnë ata dhe të barazohet dukuria e disa adoleshentëve me një politikë shtetërore që zbaton urrejtje dhe diskriminim shtetëror sistematik nuk do koment.

“Këtij shteti ua përkujtojmë se nëpër të gjitha tubimet si sportive dhe të tjera nëpër Serbi shfaqja e urrejtjes ndaj shqiptarëve dhe pakicave tjera është normale dhe deri më tani asnjë rast nuk është hetuar dhe lëre më të është proceduar në ndonjë gjykatë. Të gjithë jemi dëshmitarë se si vitin e kaluar në stadiumin e Partizanit në Beograd rreth 40 mijë serbë uluronin parulla fashiste ndaj futbollistëve shqiptarë dhe shqiptarëve në përgjithësi dhe ky shtet asnjë nuk e mori në pyetje dhe asnjë nuk ishte ftuar në ndonjë gjyqi”, thuhet tutje në reagim.

Por, kur janë në pyetje shqiptarët e Luginës së Preshevës, por edhe boshnjakët e Sanxhakut, ky shtet menjëherë reagon me të vetmin qëllim që të rris presionin ndaj të rinjve shqiptarë për largim nga ky rajon.

Ndërsa, faktorit ndërkombëtar u bëjmë thirrje që të shtrojnë ndikim e tyre të ndalojnë shtetin serb në zbatimin e politikave shtypëse dhe diskriminuese ndaj qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës përkatësisht të rinjve të Bujanocit, sepse kjo është më shumë në dëmin e tyre dhe synimit të tyre që të bëhet një shtet demokratik, por edhe i inkuadruar në rrjedhat evropiane, thuhet n fund të reagimit të Lëvizjes Qytetare “Vatra”. /2L ONLINE/