(Spitali Regjional i Gjilanit përmes Selami Kurteshi, zëdhënës, ka reaguar ndaj shkrimeve në media se në këtë spital ka dallavere (shih më tepër https://2lonline.com/category/shendeti/article-page.php?id=8492) , duke thënë se për hirë të informimit të drejtë të publikut janë të obliguar se një konstatim I tillë nuk qëndron fare, dhe nuk ka të bëjë me të vërtetën.
ja reagimi:
-Së pari po e theksojmë se SRGJ-ja është e hapur për gazetarët e të gjitha mjeteve të informimit, për çdo informatë që ju intereson në lidhje me këtë spital, dhe po ashtu jemi të gatshëm që për çdo gjë të dokumentojmë me dokumentacion.
Vendimi për dhënien në shfrytëzim të lokalit në fjalë është marrë në Këshillin drejtues me datën 23.07.2014, për fillimin e procedurave.
Njoftimi për kontratë është dhënë me 01.08.2014. Është publikuar në faqen e KRPP-së më 02.08.2014.
Pjesëmarrës në tender kanë qenë tre operator. Fituesi I kontratës ka qenë operatori ekonomik “Urban”, me pronar Afrim Maloku.
Pra konstatimi I juaj se pronari I lokalit në shfrytëzim është Artan Osmani një I afërm I zëvendës drejtorit nuk qëndron, këtë nëse doni mund ta vërtetoni edhe në dokumentet e kontratës.
Hapësira për këtë byfe është e pashfrytëzuar që 4 vite, dhe që atëherë ka qenë e planifikuar për një destinacion të tillë. Pra në atë kohë nuk ka qenë në krye të Spitalit kjo drejtori. Po ashtu ju njoftojmë që SRGJ-ja në këtë lokal nuk ka investuar, por investimet për rregullim dhe inventar I ka kryer fituesi I kontratës.
Sa për informim vlen të theksohet se punëtorët shëndetësor dhe jo shëndetësor të këtij Spitali kanë qenë të detyruar që për shujtën e mëngjesit të dalin jashtë hapësirës së Spitalit pra në qytet për furnizim me gjëra ushqimore, kjo ka sjellë vështirësi të mëdha pasi që në Spital nuk ka shujtë për punëtor, prandaj hapja e një byfeje ka qenë domosdoshmëri. Në këtë byfe ushqimet vijnë të gatshme nga “Furra” dhe me çmim të njëjtë, e gjitha kjo një lehtësim për punëtorët dhe po ashtu kursim I kohës.
Mendojmë që shkrimi I juaj ka qenë më tepër një mosinformim I drejtë.
Me respekt
Selami Kurteshi
Zëdhënës I Spitalit Rajonal të Gjilanit