DYLON

Reagon qeveria shqiptare: Qeveria serbe mban përgjegjësi

Avatar photo Redaksia

`Qeveria Serbe mban përgjegjësi për sigurinë e jetës dhe shëndetit të lojtarëve dhe stafit teknik të kombëtares shqiptare të futbollit ashtu si edhe për sigurinë e jetës`

Ministria e Punëve të Brendshme në vijim të ndjekjes me shqetësim të zhvillimeve në stadiumin e Beogradit ku po zhvillohet ndeshja midis përfaqësueseve të Serbisë dhe Shqipërisë ka kontaktuar me zyrtarët më të lartë të Ministrisë së Brendshme Serbe, të cilëve u është përcjellë mesazhi i ministrit Tahiri:

EkoHigjiena

“Qeveria Serbe mban përgjegjësi për sigurinë e jetës dhe shëndetit të lojtarëve dhe stafit teknik të kombëtares shqiptare të futbollit ashtu si edhe për sigurinë e jetës së çdo mbështetësi dhe qytetari shqiptar në stadiumin e Beogradit. Ministri Tahiri kërkoi të merren urgjentisht të gjitha masat për të garantuar sigurinë e të gjithë shtetasve shqiptarë të pranishëm të stadium”.

Reagon Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha në një postim në profilin e tij në Facebook, shkruan “Barbarët u mundën”./noa/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.