DYLON

Reagon Presidenti i FFK-së: Sistemi i shitjes është efikas, është dhuratë nga UEFA

Reagon Presidenti i FFK-së: Sistemi i shitjes është efikas, është dhuratë nga UEFA
Avatar photo Elife Sherifi

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, ka folur lidhur me problemet që ka pasur sistemi elektronik i blerjes së biletave.

Ademi tha se nuk ka pasur ndonjë problem, por rregullat e blerjes janë të tilla.

“Nuk e kam ndonjë njoftim. Nuk ka qenë ndonjë problem i madh. Sistemi është ashtu i realizuar. Janë tri faza të blerjes së biletës. P.sh., dikush mund të klikojë mbi tri karrika, ndodhë se janë të zëna. Nëse blerësi është nga Amerika atëherë i duhen 48 orë që të dhënat të kthehen në sistem, nëse është nga Evropa më pak. Faza e tretë është pranimi i të dhënave me kartelat bankare. Nëse pranohen të dhënat ju keni blerë një biletë”, deklaroi Ademi.

EkoHigjiena

Kreu i FFK-së theksoi se nuk mendon se duhet ndonjë pëmirësim në sistem. Zgjidhjen e problemit ai e sheh tek zgjerimi i hapësirave të stadiumit.

“Ky është sistem shumë efikas që përdoret në të gjithë botën. Këtë sistem e kemi marrë si dhuratë nga UEFA. Ndoshta zgjidhja e problemit mund të bëhet me zgjerimin e hapësirave. Këtu duhet të kemi parasysh edhe ndarjen e biletave. 1 mijë bileta për Dardanët, mysafirët i kanë marrë poashtu 1 mijë bileta “, shtoi Ademi.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.