DYLON

Reagon PDK: Sot është dita e 10-të e muajit, e mbi 300 punëtorë të NPL ‘Tregu’ Sh.A ende pa paga!

Reagon PDK: Sot është dita e 10-të e muajit, e mbi 300 punëtorë të NPL ‘Tregu’ Sh.A ende pa paga!
Avatar photo Redaksia

“Sot jemi me datë 10 Tetor, dhe ende mbi 300 punëtorë të Ndërmarrjes Publike Lokale ‘Tregu’ Sh.A nuk janë paguar nga Komuna e Gjilanit, ndonëse çdo ditë po kryejnë me përkushtim detyrat dhe shërbimet”, thuhet në një reagim të PDK-së, dega në Gjilan.

Në ktë reagim tutje thuhet: Kjo vonesë e pajustifikueshme tregon papërgjegjësi të plotë nga kryetari në ikje dhe është vazhdim i një praktike të dëmshme që cenon dinjitetin e punëtorëve dhe funksionimin normal të ndërmarrjes publike. Kjo qasje ndaj punëtorëve do të ndalet.

EkoHigjiena

“Gjilani meriton përgjegjësi, korrektësi dhe respekt për çdo punëtor që i shërben qytetit çdo ditë me nder e përkushtim”, thuhet në fund të reagimit të PDK-së së Gjilanit. /2LONLINE/