(2LONLINE) – Pas publikimit në Portalin Informatvi 2Lonline të shkrimit “Trendit të dorëheqjeve në PDK i bashkohet edhe Refik Hasani”, që kishte të bënte me deklaratën e Refik Hasanit se është dorëhequr nga pozita e kryetarit të nëndegës së 23-të-Lagja Zabel, ka reaguar PDK, duke e quajtur Hasanin kryetar të vetëshpallur dhe njeri në ëndrra, duke mohuar kështu se ai ishte kryetar i nëndegës në fjalë, dhe duke ofruar sqarimin e tyre në lidhje me këtë.
Për më tepër po japim më poshtë reagimin e plotë të PDK-së përmes zëdhënëses së Shtabit Zgjedhor, Mimozë Shkodra- Bislimi,
***
Per shkak te korrektësisë dhe informimit te vërtetë te qytetarëve te Gjilanit, ne si degë e PDK-së në Gjilan duam të bëjm disa sqarime për nëndegën 23 lagja Zabeli i Sahit Agës. Ne vitin 2012 ne Partin Demokratike të Kosovës janë zhvilluar zgjedhjet brenda kësaj partie në nivel te Kosovës.
Gjatë këtij procesi në shumë degë dhe nëndegë të kësaj partie ndodhën ndryshime. Një ndryshim i tillë e përfshiu edhe nëndegën 23 të degës së PDK-së në Gjilan, ku gjatë këtij procesi zgjedhor kjo lagje zhvilloj zgjedhjet në nëndegë në dy seksione (aktiva) A dhe B, ne seksionin A prej nga vjen z.Refik Hasani gjate këtij procesi doli një kryesi e re (Gresa Shkodra, Shukri Musliu, Arsim Spahiu, Valon Xhemajli, Hanife Spahiu, Sami Shkodra ku pjesë e kësaj kryesie ishte edhe z.Refik Hasani) dhe se si kundër kandidat në seksionin A, z.Refik Hasani e kishte znj.Gresa Shkodra te cilën kjo kryesi e zgjodhi kryetare te seksionit A znj.Gresa Shkodra (ekonomiste), me 5 vota me tepër se z.Refik Hasani, dhe se në vazhdën e zhvillimit te procesit zgjedhorë ne seksionin B u zgjodh kryetar seksioni z.Alban Spahiu.
Këto dy seksione A dhe B prodhuan një kryesi dhe tre delegat. Nga kjo kryesi në mënyrë unanime u zgjodh z.Alban Spahiu kryetar i nendegës 23 me datë 15.11.2012 , nga kjo datë në proces- verbalet e PDK-së dega ne Gjilan figuron emri i Alban Spahiut kryetar i nëndegës 23. Andaj qe nga kjo datë z. Refik Hasni ka qene vetëm anëtar i kryesisë së nëndegës 23 dhe pa ndonjë funksion tjetër në parti.
Edhe për ne si PDK dega në Gjilan është qesharake veprimi z.Refik Hasanit (kryetarit të vetëshpallur),se si ka mundësi të jep dorëheqje një njeri nga pozita e kryetarit , pozitë të cilin nuk e kishte në realitet, dhe se nga ky post e ka shkarkuar vete lagjja e tij, siç duket z.Refik paska qenë në ëndrra, andaj për hir të korrektësisë ne bëjmë sqarim, se në nëndegën 23 nuk ka ndodhur asnjë ndryshim dhe se nëndega ka kryetarë Alban Spahiun të zgjedhur në mënyrë vullnetare nga banoret e lagjes Gjithashtu ajo shton se është normale kur ka turbulenca që individët të reflektojnë me emocion dhe me iracionalitet por ujërat qetësohen shpejtë pastaj.
E juaja,
Zëdhënësja e Shtabit zgjedhor,
Mimozë Shkodra- Bislimi