DYLON

Reagon PDK: Kishnapola meriton kujdes, jo braktisje

Reagon PDK: Kishnapola meriton kujdes, jo braktisje
Redaksia

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, shpreh shqetësimin dhe kundërshtimin e saj ndaj vendimit të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për ndërprerjen e shërbimeve shëndetësore në ambulancën e fshatit Kishnapolë, duke filluar nga data 2 nëntor 2026.

“Me këtë vendim, banorët e Kishnapolës dhe të fshatrave përreth nuk do të mund t’i marrin më shërbimet shëndetësore në ambulancën e tyre, por do të duhet të drejtohen në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Bresalc.

EkoHigjiena

Vlerësojmë se ndërprerja e shërbimeve nuk përbën zgjidhje për problemet e organizimit dhe menaxhimit të shëndetësisë. Përkundrazi, përgjegjësia e institucioneve komunale është të sigurojnë kushtet dhe personelin e nevojshëm për funksionimin e shërbimeve shëndetësore, veçanërisht në zonat rurale, ku qasja në këto shërbime është më e vështirë”, thuhet në reagim.

Ja reagimi i plotë i PDK-së së Gjilanit:

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, shpreh shqetësimin dhe kundërshtimin e saj ndaj vendimit të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për ndërprerjen e shërbimeve shëndetësore në ambulancën e fshatit Kishnapolë, duke filluar nga data 2 nëntor 2026.

Me këtë vendim, banorët e Kishnapolës dhe të fshatrave përreth nuk do të mund t’i marrin më shërbimet shëndetësore në ambulancën e tyre, por do të duhet të drejtohen në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Bresalc.

Vlerësojmë se ndërprerja e shërbimeve nuk përbën zgjidhje për problemet e organizimit dhe menaxhimit të shëndetësisë. Përkundrazi, përgjegjësia e institucioneve komunale është të sigurojnë kushtet dhe personelin e nevojshëm për funksionimin e shërbimeve shëndetësore, veçanërisht në zonat rurale, ku qasja në këto shërbime është më e vështirë.

Shqetësues është edhe fakti se në njoftimin zyrtar nuk jepet një arsyetim i plotë për ndërprerjen e shërbimeve dhe nuk përcaktohet afati për rikthimin e ambulancës në funksion. Drejtoria e Shëndetësisë ka përgjegjësi të sqarojë shkaqet që kanë çuar në këtë vendim dhe masat që do të ndërmerren për tejkalimin e situatës.

Nuk mund të flitet për përmirësim të shëndetësisë në Komunën e Gjilanit, ndërkohë që banorëve të zonave rurale u ndërpriten shërbimet ekzistuese, pa u ofruar një zgjidhje e qartë dhe e qëndrueshme.

Për këtë arsye, PDK në Gjilan kërkon nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale që ta bëjë publik arsyetimin e plotë të vendimit, të ndërmarrë masa konkrete për rikthimin sa më të shpejtë të ambulancës në funksion dhe të përcaktojë një afat të qartë për rifillimin e shërbimeve.

Gjithashtu, kërkojmë nga kryetari i Komunës së Gjilanit që të marrë përgjegjësinë e tij institucionale dhe të angazhohet drejtpërdrejt për zgjidhjen e kësaj situate.

Banorët e Kishnapolës nuk duhet të bartin pasojat e problemeve të menaxhimit institucional.Ata meritojnë shërbime shëndetësore të qasshme dhe funksionale, ashtu si të gjithë qytetarët e tjerë të Komunës së Gjilanit.

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, do të vazhdojë ta përcjellë këtë çështje dhe të kërkojë llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse deri në gjetjen e një zgjidhjeje konkrete.

Shërbimet shëndetësore duhet të jenë pranë qytetarëve, jo të largohen prej tyre!

Partia Demokratike e Kosovës
Dega në Gjilan

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.