Lidhur me bursat komunal ka reaguar Parlamentit Studentor i Universiteti “Kadri Zeka”. Në një reagim artikulohet ankesa e tyre dërguar kryetarit të komunës së Gjilanit, Lutfi Haaziri, si më poshtë:
“Ankesa është artikulim i shumë shqetësimeve të marra nga vetë studentët dhe një diskutimi i brendshëm nga strukturat tona, për hir të korrektësisë në ankesë nuk janë evidentuar keqpërdoruesit me emër e mbiemër, por si e tillë për çdo shkelje të përmendur është të paktën një rast konkret i nënvizuar!
Ankesa është bërë me datë 9 Dhjetor dhe për çudi ende nuk kemi asnjë reagim të institucioneve relevante!
Bursat Komunale, si proces në formën që është zhvilluar dhe epilogun që ka dhënë, më së paku i ka shërbyer studentëve duke lënë kështu hapësirë për dyshime të bazuara mbi qëllimin e gjithë kësaj!
Kërkesë e jona është e thjeshtë dhe e qartë, hapini dosjet e kandidatëve, shihini dokumentacionin dhe vlerësojeni vetë!
Anulimi dhe rishikimi i listës është më e pakta që Komuna e Gjilanit mund të bëjë për Studentët, në të kundërtën është mirë që të ndërrohet emërtimi në raport me atë çka paraqitet sepse këto vetëm bursa nuk janë!
Sinqerisht,
Parlamenti Studentor
Elite Bardhi
Universiteti