DYLON

Reagon Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, nuk përjashtohen as protestat

Reagon Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, nuk përjashtohen as protestat
Avatar photo Redaksia

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës sërish reagon kundër vendimit të Qeverisë për mbylljen e bizneseve hoteliere dhe të gastronomisë duke e cilësuar si vendim të ngutshëm dhe pa konsultime pavarësisht se gjatë takimeve me zyrtarët e Ministrive përkatëse me theks të veçantë takimin me zv/ kryeministrin Tahiri kishin dakordim se për çdo masë të re do të konsultoheshin së bashku.

Hysen Sogojeva, Kryetar i OHTK-së thotë se gjithashtu kjo Odë e cilëson jo profesional komunikatën për media të krerëve qeveritarë ku paralajmrimi për mbyllje, u komunikua vetëm 7 orë para hyrjes në fuqi të masave të reja, ku shkaktoi panik dhe frikë jo vetëm për hotelierët dhe gastronomët po edhe te të gjithë qytetarët në përgjithësi.

M tej në këtë reagim thuhet:

EkoHigjiena

Vendimet e tilla pa ndonjë analizë të terrenit, jo vetëm që po shkaktojnë frigë dhe ankth te qytetarët, por për sektorin e hotelierisë dhe gastronomisë po sjell frikë dhe pasiguri duke u cilësuar si sektori më i diskriminuar dhe më pak i ndihmuari nga Qeveria që nga marsi kur edhe u krijua situata e pandemisë nga virusi COVID 19 dhe posa po alarmohet situata të parët që po atakohen janë hotelierët dhe gastronomët.

OHTK-ja apelon te Qeveria që gjatë kësaj kohe sa është rritur numri i të infektuarve, shqetësim që e kuptojmë të gjithë, të analizojë mirë situatën në teren, duke u bazuar në shumë faktorë e jo vetëm në numra statistikorë, gjithashtu duke pasur edhe një plan konkret që pavarësisht mbylljes bizneset hoteliere dhe të gastronomisë do të ndihmohen të rimëkëmben posa situata të stabilizohet e jo të detyrohen ta kalojnë krizën me forcat e veta tash më të dobësuara si dhe duke i lënë të funksionojnë pa ndonjë strategji dhe plan të së ardhmes se çka do të ndodhë me bizneset e tyre ditëve në vijim.

OHTK-ja ka dorëzuar manualin e përdorimit në Qeveri, ka dhënë sugjerim që të formohet një TASK forcë e përbashkët qeveri – biznese, ka bërë reagime të shumta dhe do të vazhdojë të reagojë por siç po shihet kjo nuk po merret parasysh andaj nëse situata vazhdon me ritëm të tillë OHTK-ja nuk përjashton edhe protestat.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.