DYLON

Reagon Limaj: Nuk ka vendim për bllokim të Kuvendit

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Nisma për Kosovë, Fatmir Limaj ka thenë se lajmi se gjoja në takimin e mbrëmshëm më liderët e tjerë të opozitës ka propozuar dhe opozita ka vendosur për një plan për bllokim të kuvendit, është lajm i pavërtetë.

Ja reagimi iplotë I Limajt:

EkoHigjiena

Dua të njoftojë opinionin publik se lajmi i publikuar nga RTV Dukagjini se gjoja në takimin e mbrëmshëm më liderët e tjerë të opozitës unë kam propozuar dhe opozita ka vendosur për një plan për bllokim të kuvendit, është lajm i pavërtetë.
Qëndrimi im dhe i NISMA-s për Kosovën dihet dhe është shumë i qartë.
Natyrshëm sikurse më parë edhe tash, ne si opozitë vazhdojmë me takimet për koordinim të aktiviteteve tona politike, por dua të sqaroj opinionin se as nuk kam propozuar dhe as nuk është marrë ndonjë vendim për ndonjë plan në takimin e mbrëmshëm që kemi pasur me liderët e opozitës, thjesht në takimin e mbrëmshëm kemi biseduar për zhvillimet aktuale politike në vendin tonë.
F.LIMAJ

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.