/2L ONLINE/ – LDK, Dega në Gjilan, konsideron se “opozita” e mbështjellur me petkun e të zezave që ja ka shkatuar Komunës së Gjilanit dhe me qenë se nga këto të këqija është shkputuar nga qytetari, sot po mundohet të gjej ndonjë vrimë gjithandej për tu dukur diku se është e gjallë. Në anën tjetër, duke pasur parasysh se i`u ka mbetur merak pushteti dhe keqpërdorimi i saj për interesa personale të atyre që sot mundohen të shiten “opozitë”ka një vit e më tepër që anarkinë brenda “shtepizes tuaj të shkatërruar” po mundohen ta bartin në institucione, por fatmirësisht qytetarët ju njohin dhe mu për këtë ju denuan duke ju lënë si hije e zezë ngase të bëmat e juaja akoma s`po mundë të sanohen.
Duke njohur stilin e juaj “gangster” subjekti i juaj po thërret për anarki, por mire që gjithëçka ka përfunduar dhe po bëhen mbi një vit e gjysmë që qytetit tone I është kthyer jeta institucionale por ju akoma s`po mundë ta kuptoni se jeni të denuar dhe duheni t`ju permbaheni ligjeve ngase këtu ka rend.
U munduat të thirreni në gjëra që ju ka dalur boja, e këtë e kamufluar me seance të jashtëzakonshme por sigurisht keni harruar ta kujtoni se mbi 26000 votues kan përcaktuar se kush e ka të drejtën të drejtoj këto institucione andaj e kotë ishte maska e juaj e thirrur në emër të opozitës ngase ne kemi krijuar partneritet dhe besueshmëri me qytetarët pra me ata që kemi obligim t`ju shërbejmë dhe këtë po e bëjmë në formën më të mire të mundëshme.
Jeni duke u munduar të bëheni zëdhënse e VV-së dhe të bartni politikat e saja nga qendra duke dezinformuar qytetarët se kinse ka shkelje në arsim, por këto i keni të kota ngase ç`do veprim i juaji po shihet vetëm si cirk nga qytetarët dhe të kota janë maskat e juaja ngase fëtyren tuaj të vërtetë e di ç`do gjilanas përkundër se ju po mundoheni ta fshini atë!
A`thua marrja s`paska fund, flisni për rrugët e Gjilanit, e në anën tjetër harroni të kujtoni që ju jo që s`keni punuar por përkundër keni shtruar edhe rrugë në letra kurse asfaltin e keni harruar nëpër restorante apo ku e dini ju më mirë!
LDK, duke i siguruar qytetarët se Komuna e Gjilanit po ecën suksesëshëm drejt zhvillimit, shprehë mbështetje të parezervë ndaj politikave qeverisëse të Kryetarit të Komunës z.Lutfi Haziri i cili po arrinë që Gjilanin ta ngris në qendër kombëtare të zhvillimeve të rëndësishme dhe njëkohësisht shprehë përkrahje të forta për Kryesuesen e Kuvendit Komunal të Gjilanit e cila ka arritur që kuvendin ta transformoj nga një arenë e mbyllur në olimp të demokracisë.
Arbër R. Ismajli
***
(shih shkrimin: Rashiti: Luta e ka bo Gjilanin si Siri)