DYLON

Reagon LDK-ja e Gjilanit dhe Grupi i Këshilltarëve të saj, Thirrje kryesueses që në seancën e ardhshme t’i korrigjojë shkeljet e seancës së fundit

Reagon LDK-ja e Gjilanit dhe Grupi i Këshilltarëve të saj, Thirrje kryesueses që në seancën e ardhshme t’i korrigjojë shkeljet e seancës së fundit
Avatar photo Redaksia

Reagim i Lidhjes Demokratike të Kosovës – Dega në Gjilan dhe Grupit të këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin Komunal

Lidhja Demokratike e Kosovës-Dega në Gjilan, së bashku me Grupin e Këshilltarëve të LDK-së në Kuvendin Komunal, shpreh shqetësimin e thellë për shkeljen e procedurave ligjore gjatë seancës së fundit të Kuvendit Komunal, konkretisht në pikën e shtatë të rendit të ditës, që kishte të bënte me zgjedhjen e Komisionit për emërimin e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve në IEA në Gjilan.

EkoHigjiena

Kryesuesja e Kuvendit, Krenare Latifi Kqiku, në rrethana kaotike dhe pa pasur pamje të plotë të sallës apo koordinim të qartë me sekretarinë e Kuvendit, shpalli rezultatin e votimit si 17 vota pro, 1 kundër dhe pjesa tjetër abstenim, duke konstatuar se pika kalon me votën e saj vendimtare.

Megjithatë, sekretaria e Kuvendit konfirmoi se kanë qenë 2 vota kundër, çka nënkupton se rezultati real ishte 16 vota pro dhe 2 kundër, ndërsa numri i abstenimeve nuk u bë asnjëherë i ditur. Në këto rrethana nuk kanë ekzistuar kushtet ligjore për përdorimin e votës vendimtare të kryesueses, duke e bërë këtë veprim në kundërshtim me nenin 48 të Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale.

Ky nuk është një gabim teknik, por një veprim që shtrembëron vullnetin e këshilltarëve komunalë dhe cenon ligjshmërinë e vendimmarrjes në Kuvend.

I bëjmë thirrje kryesueses që ta korrigjojë këtë shkelje në seancën e ardhshme, duke anuluar këtë vendimmarrje dhe duke e rikthyer pikën për rivotim, ndërsa u bëjmë thirrje të gjithë këshilltarëve komunalë, pa dallim subjekti politik, t’i bashkohen mbrojtjes së ligjshmërisë dhe integritetit institucional.

Në të kundërtën, i gjithë procesi i formimit të Komisionit për emërimin e drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve në IEA rrezikon të kontestohet në gjykatë nga çdo palë që mund të pretendojë se është dëmtuar nga një procedurë e paligjshme.

Bllokadat politike nuk duhet të shndërrohen në shkelje të ligjit. Arsimi nuk duhet të bëhet viktimë e improvizimeve procedurale apo interpretimeve të gabuara. Respektimi i ligjit dhe i vullnetit të këshilltarëve është detyrim institucional dhe garancia e vetme për një proces të drejtë, transparent dhe të besueshëm.

/Lidhja Demokratike e Kosovës – Dega në Gjilan/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.