DYLON

Reagon kryetari Hyseni: Uzurpatorët bllokues të dhunshëm

Reagon kryetari Hyseni: Uzurpatorët bllokues të dhunshëm
Avatar photo Redaksia

Lidhur me zhvillimet e sotme  në Kuvnedin Komunal të Gjilanit ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni duke thënë se ajo që ndodhi sot në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal të Gjilanit nuk ishte opozitarizëm, por uzurpim i institucionit dhe pengim me dhunë i punës së Kuvendit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

“Tërheqja me forcë e mikrofonit dhe mjeteve të punës, si dhe skena ku katër burra ushtrojnë presion ndaj një gruaje të vetme, Kryesueses së Kuvendit të Komunës, Krenare Latifi Kqiku, janë të papranueshme në çdo standard demokratik. Këto veprime nuk përfaqësojnë debat politik, por tentativë për ta zëvendësuar fjalën me forcën”, ka thënë Hyseni.

EkoHigjiena

Sipas të parit të Komunës së Gjilanit, qytetarët e Gjilanit nuk na kanë zgjedhur për të parë bllokada e dhunë. “Na kanë zgjedhur për të marrë vendime, për të punuar dhe për t’u shërbyer atyre.

Institucionet nuk do t’i dorëzohen uzurpatorëve. Puna për Gjilanin do të vazhdojë me vendosmëri, në respekt të ligjit, demokracisë dhe dinjitetit të çdo përfaqësuesi të zgjedhur”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. /2LONLINE/