DYLON

Reagon Komuna: OJQ “Fortesa” joprofesionale dhe e paaftë!

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Lidhur me pretendimet e OJQ Fortesa se ka pas abuzime nga ana e Komunës me fondin e bursave për studentët, pasi janë shkelur kriteret e konkursit e janë përzgjedhur familjarë të udhëheqësve dhe zyrtarëve komunalë, (shih shkrimin: OJQ “Fortesa”: Komuna ka abuzuar me fondin e bursave për studentët), ka reaguar Komuna e Kamenicës përmes Faton Biqkaj, zëdhënës i kësaj Komune, në të cilin reagim thuhet:

“Komuna e Kamenicës është e vendosur që aktivitetin e vet ta zhvilloj në transparencë të plotë, dhe për këtë qëllim ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe me organizata joqeveritare. Komuna e vlerëson lart angazhimin e secilës organizatë apo individ që angazhohet për qeverisje më të mirë dhe më transparente.

EkoHigjiena

OJQ “Fortesa” duke e quajtur abuzim me fondin e bursave, vendimin e komisionit komunal, ka treguar sa joprofesionale dhe e paaftë është për t`u marrë me monitorimin e punës së komunës. Komisioni komunal ka vendosur të ndajë bursa për 220 studentë të Kamenicës, të cilët vijnë nga të gjitha lokalitetet e Komunës, dhe nga të gjitha lagjet e këtyre lokaliteteve andaj në mesin e 220 studentëve përfitues edhe mund të jetë mbesa apo nipi i ndonjë shërbyesi civil komunal apo zyrtari të lartë të komunës, marrë në konsideratë faktin se administrata komunale numëron mbi 200 punëtorë.

Reagimi joprofesional I kësaj “OJQ –je” nuk e zbeh aspak kontributin e madh që jep komuna e Kamenicës në edukimin e rinisë përmes mbështetjes me bursa, dhe aq më shumë nuk e zbeh aspak as bashkëpunimin e mirë të Komunës me shoqërinë civile.”, thuhet në reagimin e Komunës së Kamenicës lidhur me deklarimet e OJQ “Fortesa” se me bursa ka pas abuzime. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.