Reagon Komisionit për Shëndetësi i LDK-së – Shëndetësia është përgjegjësi publike, jo luks!
“Mbyllja e AMF-së në Kishnapolë dhe Vërbicë të Zhegovcit është një vendim që duhet të rishqyrtohet urgjentisht. Nuk mund të flasim për zhvillim të shërbimeve shëndetësore duke mbyllur ambulanca dhe duke ua vështirësuar qytetarëve qasjen në kujdesin mjekësor”, thuhet në një reagim të Komisionit për Shëndetësi të LDK-së në Gjilan.
LDk ka kërkuar: Të pezullohet vendimi për mbylljen e AMF-së në Kishnapolë dhe Vërbicë të Zhegovcit, Të gjendet zgjidhje për vazhdimin e shërbimeve shëndetësore. Të shqyrtohet angazhimi i mjekëve të papunë dhe Të dëgjohen kërkesat dhe shqetësimet e banorëve.
Ja reagimi i plotë:
Mbyllja e AMF-së në Kishnapolë dhe Vërbicë të Zhegovcit është një vendim që duhet të rishqyrtohet urgjentisht. Nuk mund të flasim për zhvillim të shërbimeve shëndetësore duke mbyllur ambulanca dhe duke ua vështirësuar qytetarëve qasjen në kujdesin mjekësor.
Kur dihet se në Gjilan mbi 30 mjekë janë të papunë, shtrohet një pyetje e arsyeshme: Pse nuk angazhohen mjekët që presin një vend pune, në vend që të mbyllen shërbimet shëndetësore në fshatra?
I bëjmë thirrje Kryetarit të Komunës, Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Kuvendit Komunal që të reagojnë menjëherë!
Kërkojmë:
* Të pezullohet vendimi për mbylljen e AMF-së në Kishnapolë dhe vërbicë të Zhegovcit
* Të gjendet zgjidhje për vazhdimin e shërbimeve shëndetësore.
* Të shqyrtohet angazhimi i mjekëve të papunë.
* Të dëgjohen kërkesat dhe shqetësimet e banorëve.
Komuna nuk duhet t’i kthejë shpinën fshatrave dhe qytetarëve të saj. Banorët e Kishnapolës dhe vërbicës së Zhegovcit përreth nuk kërkojnë privilegj, por një të drejtë elementare: të kenë mjekun dhe shërbimin shëndetësor afër vendbanimit të tyre.
Shëndetësia është përgjegjësi publike, jo luks!
