DYLON

Reagon Komisioni për Arsim i LDK-së së Gjilanit: Kurti fyen historikun e edukimit dhe arsimimit në Gjilan

Reagon Komisioni për Arsim i LDK-së së Gjilanit: Kurti fyen historikun e edukimit dhe arsimimit në Gjilan
Avatar photo Redaksia

“Me rastin e vënies së gurthemelit të një çerdheje të fëmijëve, sot Albin Kurti deklaroi se derisa ka ardhur ai në pushtet nuk ka pasur interesim institucional dhe social për fëmijët e Gjilanit. Me këtë ai hodhi poshtë gjithë angazhimin e shoqërisë dhe institucioneve të Gjilanit për angazhimin dhe interesimin e tyre për një edukim, shëndet dhe mirëqenie të fëmijëve”, thuhet në një reagim të Komisionit për Arsim të LDK-së së Gjilanit.

Komisioni për Arsim i LDK-së i kujton Kurtit se kur ka patur edukim parashkollor në Gjilan, ai as gjallë nuk ka qenë. Prandaj, deklaratën e tij e shohim si nënçmuese dhe shumë fyese për gjithë qytetarët dhe historikun e arsimit shqip në qytetin tonë.

EkoHigjiena

Të fillosh me ndërtimin e një çerdheje dhe të hedhësh poshtë gjithçka, këtë e bënë vetëm një kryeministër demagog, të cilit i intereson vetëm pushteti.

Arsimi dhe edukimi në Gjilan i ka fillet e veta shumë thellë në historinë tonë, prandaj ky gurthemel që e vendosi ai është një hap shumë i vogël karshi gjithë asaj që është bërë në të kaluarën.

Ia kujtojmë se qeveria e LDK-së në Gjilan, me kryetar Lutfi Hazirin dhe në bashkëpunim me qeverinë amerikane ka realizuar projektin më të madh në rajon, e pikërisht kjo në lagjen më të madhe të qytetit në Dardani në vitin 2018, duke ndërtuar çerdhen më të madhe në Gjilan e cila i ka 140 fëmijë të moshës 9 muaj – 6 vjeç, me 12 edukatore dhe me një kujdes të veçantë ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta.

Po ashtu, Kurtit i kujtojmë se vartësi i tij në Gjilan z. Hyseni Hyseni qe 4 vite nuk ka mund t’i përfundojë punët finale të çerdhes në lagjen Arbëria për të cilën ka hapur konkurs dhe ka pranuar punëtorë, duke i paguar pa filluar ende punën.

Ia kujtojmë, po ashtu, se në Gjilan janë 6 qerdhe për fëmijë të moshës 9 muaj – 6 vjeç, në të cilat janë të përfshirë mbi 600 fëmijë e të cilëve u kushtohet kujdes i veçantë ditor dhe kur kësaj i shtojmë edhe nivelin parashkollor nëpër shkolla lirisht mund t’i themi se kjo që ka bërë sot nuk është as 1% e asaj çfarë ka bërë LDK-ja dhe kryetari i saj Lutfi Haziri, për edukimin dhe kujdesin e fëmijëve të qytetit tonë të dashur – Gjilanit, thuhet në fund të reagimit të Komisionit për Arsim të LDK-së në Gjilan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.