DYLON

Reagon Jakupi: Pushteti që po i përzë qytetarët!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Amir Jakupi, aktivist i shoqërisë civile dhe njohës i zhvillimeve të përgjithshme në Komunën e Kamenicës ka reaguar pas ndodhisë së mëngjesit të sotëm ku kryetari i Bashkësisë Lokale të Karaçevës së Poshtme, Selver Lenjani, kishte deklaruar se në hyrje të objektit të Komunës, pati një incident me kryetarin e Komunës së Kamenicës Begzad Sinani, të cilin e akuzoi se ka përdorur fjalor banal ndaj tij, në kohën kur ky po i adresonte institucioneve një kërkesë të banorëve të brezit kufitar.

Në reagimin e tij Jakupi ka thënë se dëshiron t’i thotë pak rreshta për burrin e urtë e të sinqertë të Brezit Kufitar dhe gjendjen e tij emocionale pak pasi ishte fyer e përzënë nga Komuna. “Selver Lenjanit i besoj 100 përqind në të gjitha ato që m’i tha. Për që kjo qeverisje është shkëputur krejtësisht prej votuesve të saj dhe që ky pushtet nuk është më i qytetarëve, kjo nuk përbënë më lajm. Por, të shahen e të përzihen qytetarët nga objektet institucioneve, kjo është e papranueshme”, ka thënë Jakupi.

EkoHigjiena

Sipas tij, njerëzit nuk kanë faj për dështimet e panumërta, mospërmbushjen e premtimeve dhe degradimin e institucioneve. Udhëheqësit duhet ta kuptojnë se kanë përgjegjësi të llogaridhënies para qytetarëve, duhet të punohet që ta ndryshojnë gjendjen, por fatkeqësisht këtë nuk janë duke e bërë, ky pushtet është dorëzuar që në marrje të detyrës.

“Bilanci dyvjeçar i kësaj qeverisjeje është; arrogancë, hakmarrje, degradim, mospunë… dhe për këtë qytetarët nuk janë fajtorë. Gënjeshtrat, arroganca dhe sjelljet prej rrugaçërie janë kthyer në model pune. Institucionet janë të qytetarëve, kurse pushtetarët janë kalimtarë, por do të vjen një ditë kur qytetarët do t’i japin mësim edhe këtij pushteti”, thotë Amir Jakupi, aktivist i shoqërisë civile dhe njohës i zhvillimeve të përgjithshme në Komunën e Kamenicës. /2L ONLINE/