DYLON

Reagon Ismajli: Zhvendosjen e drejtorive nuk është zgjidhje e mirë, cenon funksionalitetin institucional

Reagon Ismajli: Zhvendosjen e drejtorive nuk është zgjidhje e mirë, cenon funksionalitetin institucional
Avatar photo Redaksia

“Vendimi për zhvendosjen e drejtorive komunale dhe administratës në objektin e Shkollës së Agrobiznesit në Lagjën e Vishnjeve nuk është zgjidhje e mirë dhe cenon funksionalitetin institucional”, ka thënë Arbër Ismajli i LDK-së, njëherësh kandidat i këtij subjekti politik, për kryetar të Komunës së Gjilanit.

Ai tha se distanca, kostot shtesë për punëtorët dhe qasja e vështirësuar për qytetarët krijojnë barriera të panevojshme në ofrimin e shërbimeve publike.

“Ne zotohemi që menjëherë pas marrjes së mandatit, të rikthejmë të gjitha shërbimet komunale në qendër të qytetit, duke garantuar efikasitet, qasje më të lehtë dhe standard më të lartë të shërbimit publik”, ka thënë Arbër Ismajli.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.