DYLON

Reagon Ismajli: Komuna e Gjilanit po e dërgon shëndetësinë primare drejt krizës më të thellë të mundshme

Reagon Ismajli: Komuna e Gjilanit po e dërgon shëndetësinë primare drejt krizës më të thellë të mundshme
Avatar photo Redaksia

“Komuna e Gjilanit po e dërgon shëndetësinë primare drejt krizës më të thellë të mundshme. Nga 1 dhjetori, 45 mantelbardhë, mjekë e teknik, që deri tani kanë mbajtur shërbimet shëndetësore në këmbë, po dërgohen në shtëpi sepse Komuna nuk po ua vazhdon kontratat. Vendim skandaloz dhe dëshmi e keqmenaxhimit të thellë”, thotë Arbër Ismajli, nënkryetar i LDK-së së Gjilanit.

Ai shtoi se pikërisht, këtu del në pah hipokrizia se dikur ky pushteti u thoshte këtyre profesionistëve se “nëse ndërrohet pushteti, do të mbeteni pa punë”, e sot po e tregojnë fytyrën e vërtetë, që për vota nuk kanë limite në përdorim dhe se manipulimi me frikë e shantazh ka qenë vetëm politikë e ulët, sepse sot, pa u ndërruar as pushteti, po i largojnë nga puna vetë njerëzit që e kanë mbajtur sistemin gjallë.

EkoHigjiena

Përveç tjerash, Ismaji thotë se këta profesionistë nuk janë paguar me rregull për muaj të tërë, e tani po përjashtohen edhe nga ushtrimi i profesionit, duke lënë qytetarët pa shërbime dhe familjet e tyre pa të ardhura. Ndërkohë, paratë publike po shpenzohen pa plan, si dhurata të babadimrit, ndërsa sektorët kryesorë po rrëzohen.

Sipas tij, e njëjta situatë po ndodh edhe me punëtorët e Tregut, të cilët nuk janë paguar me muaj, janë me borxhe e kredi mbi supe dhe janë lënë krejt nën mëshirën e fatit. Kjo është fyese dhe e papranueshme për një institucion që duhet t’i mbrojë punëtorët, e jo t’i braktisë.

“Ju bëjmë thirrje Komunës së Gjilanit të marrë përgjegjësi, të vazhdojë menjëherë kontratat e mantelbardhëve dhe të sigurojë pagat për mbi 300 punëtorët e Tregut. Komuna duhet të gjejë rrugën ligjore që këta profesionistë të vazhdojnë punën dhe qytetarët të mos mbesin pa shërbime. Mirëqenia e qytetarëve nuk mund të lihet në dorë të vendimeve arbitrare”, thotë Arbër ismajli, nënkryetar i LDK-së së Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.