DYLON

Reagon Hyseni: Kuvendi nuk e miraton rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës në shërbimin civil

Reagon Hyseni: Kuvendi nuk e miraton rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës në shërbimin civil
Avatar photo Redaksia

“Këshilltarët e Kuvendi Komunal, në mbledhjen e pestë nuk e votuan plotësimin dhe ndryshimin i Rregullores 04/20020 për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në administratën komunale”, thuhet në  një reagim të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, lidhur me këtë çështje.

 I pari i komunës tha se me keqardhje dëshiron t’i njoftojë qytetarët se në Kuvendin Komunal, nuk u miratua Rregullorja për Sistematizimin e Vendeve të Punës në Shërbimin Civil, ndonëse ajo u hartua me përkushtim, transparencë dhe kontribut profesional nga drejtues komunalë dhe shefa sektorësh.

EkoHigjiena

Më tej Hyseni theksoi se rregullorja synonte përmirësimin e pozitës së shërbyesve civil dhe rregullimin e koeficienteve, duke adresuar padrejtësitë shumëvjeçare.

“Fatkeqësisht, opozita vendosi ta shtyjë miratimin, duke penguar një hap të rëndësishëm për modernizimin e administratës. Si kryetar komune, do të vazhdoj të mbroj të drejtat e shërbyesve civil dhe të kërkoj rikthimin e kësaj rregulloreje për miratim”, ka thënë kryetari Hyseni.  

Kjo pikë është shtyrë për në seancën e 4 qershorit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.