DYLON

Reagon familja Krasniqi: Shprehim keqardhjen tonë për linçimin që po i bëhet Surdullit nga partia e tij

Reagon familja Krasniqi: Shprehim keqardhjen tonë për linçimin që po i bëhet Surdullit nga partia e tij
Avatar photo Redaksia

Në emër të familjes Krasniqi nga Livoçi i Epërm, shpreh keqardhjen tonë për linçimin që po i bëhet këshilltarit komunal të PDK-së z.Shefik Surdulli, nga partia e tij,

Dega e PDK-së në Gjilan, lidhur me rastin e ankesës sonë për emërtimin e një rruge në vendbanimin ku ne jetojmë.

Ai dje, padrejtësisht u akuzua se ka lënduar ndjenjat tona, me rastin e diskutimit të tij në Kuvendin e Komunës, lidhur me çështjen tonë.

EkoHigjiena

Përkundrazi z. Shefik Surdulli, me dinjitet dhe korrektësi, ka mbrojtur këto vlera.

Me këtë rast, shprehim falënderimin dhe mirënjohjen tonë për qëndrimin e tij parimor dhe profesional, në përfaqësimin e interesit të qytetarëve të komunës së Gjilanit, edhe tonin njëkohësisht.

Me respekt Familja Krasniqi nga Livoçi i Epërm, Gjilan

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.