DYLON

Reagon edhe PDK-ja e Gjilanit, dënon sulmin ndaj ekipit të RTV Dukagjinit

Reagon edhe PDK-ja e Gjilanit, dënon sulmin ndaj ekipit të RTV Dukagjinit
Avatar photo Redaksia

Reagon edhe PDK-ja e Gjilanit, dënon sulmin ndaj ekipit të RTV Dukagjinit

Ja reagimi i plotë:

EkoHigjiena

Partia Demokratike e Kosovës Dega në Gjilan dënon ashpër sulmin dhe pengimin e ekipit të RTV Dukagjinit gjatë kryerjes së detyrës së tyre profesionale.

Është e papranueshme që gazetarët të përballen me presione dhe sulme pikërisht kur raportojnë për çështje që lidhen me projektet publike dhe interesin e qytetarëve. Në vend të transparencës dhe llogaridhënies për dyshimet e shumta që kanë përcjellë projektin e objektit të ri të administratës komunale dhe bulevardit të qytetit, pushteti komunal po dëshmon arrogancë dhe mungesë respekti ndaj mediave dhe publikut.

Sulmet ndaj gazetarëve nuk mund të fshehin skandalet, keqpërdorimet dhe dështimet e qeverisjes lokale. Qytetarët e Gjilanit meritojnë informim të drejtë, jo intimidim të mediave.

Shprehim mbështetjen tonë për ekipin e RTV Dukagjinit dhe kërkojmë nga institucionet kompetente që të trajtojnë rastin me seriozitet.

Liria e medias është e paprekshme dhe duhet të mbrohet në çdo rrethanë.

PDK – Dega Gjilan