DYLON

Reagon edhe LDK-ja: Vetëvendosje e keqpërdori fuqinë e votës së saj për të imponuar vendime njëanshmërisht

Reagon edhe LDK-ja: Vetëvendosje e keqpërdori fuqinë e votës së saj për të imponuar vendime njëanshmërisht
Avatar photo Redaksia

“Sot, gjatë seancës së Kuvendit të Komunës së Gjilanit, kemi qenë dëshmitarë të një veprimi që e konsiderojmë të papranueshëm për funksionimin demokratik të këtij institucioni. Seanca u zhvillua pa kushte, pa zërim dhe, mbi të gjitha, pa respektimin e përfaqësimit proporcional të partive politike, duke krijuar një situatë ku shumica në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e keqpërdori fuqinë e votës së saj për të imponuar vendime njëanshmërisht”, thuhet në një reagim të LDK-së së Gjilanit.

Në reagim thuhet tutje se “gjatë votimit për përfaqësuesit e Komunës së Gjilanit në Asociacionin e Komunave të Kosovës, i cili është institucion i komunave dhe jo i partive politike, vetëm anëtarët e VV-së morën pjesë, duke na pamundësuar neve, si opozitë, të propozojmë kandidatët tanë dhe të kontribuojmë në procesin demokratik. Kjo praktikë cenon rëndë parimet e barazisë së përfaqësimit dhe transparencës dhe dëmton besimin e qytetarëve tek institucionet lokale”.

EkoHigjiena

Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan mbetet e vendosur të mbrojë të drejtat e qytetarëve dhe të gjitha partitë politike për një proces të drejtë dhe transparent, duke kërkuar që, në të ardhmen, të respektohen rregullat dhe parimet demokratike në Kuvendin e Komunës.

“Ne do të vazhdojmë të reagojmë kundër çdo praktike që cenon pluralizmin politik dhe të drejtat e përfaqësimit në institucionet vendore”, thuhet në fund të reagimit të LDK-së së Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.