DYLON

Reagon edhe kryeministri Rama

Reagon edhe kryeministri Rama
Avatar photo Redaksia

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave që Gjykata Speciale ka ngritur për presidentin Hashim Thaçi dhe liderin e PDK-së, Kadri Veseli.

Ja postimi i plotë:

Qëkur e kam marrë lajmin e listës së Tribunalit Special dhe kam lexuar emrat e kriminelëve të supozuar të Luftës Çlirimtare të Kosovës, përpiqem po nuk arrij të formuloj fjalitë e duhura për të shprehur indinjatën time!

EkoHigjiena

Do të shprehem publikisht nesër me një mesazh për të gjithë shqiptarët, por jam e do të jem deri në fund, në krah të të gjithë atyre që luftuan me armë për ta çprangosur Kosovën e burgosur në ferrin e Sllobodan Milosheviçit, duke mbyllur me gjak, nder e lavdi një histori padrejtësie historike në zemër të Europës!

RROFTË KOSOVA dhe sot më shumë se kurrë NDERIM UDHËHEQËSVE TË LUFTËS ÇLIRIMTARE??????