DYLON

Reagon e “harruara” Bajrami, një zë i fuqishëm kundër demarkacionit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Një grup qytetarë gjilanas, kanë shpalosur të hënën një pankartë në qendër të qytetit ku janë vendosur emrat e deputetëve të Parlamentit të Kosovës, me prejardhje nga Komuna e Gjilanit, të cilëve iu është kërkuar që të mos e votojnë demarkacionin.

Por, në këtë pano ka munguar emri i deputetes, po nga Gjilani, Valdete Dushica Bajrami, që vije nga Nisma për Kosovën, e cila, duke iu referuar shkrimit, ka reaguar me të drejtë se është “harruar’, duke ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e saj të palëkundur kundër demarkacionit.

EkoHigjiena

Portali, 2L ONLINE, ka raportuar lidhur me reagimin e sotshëm qytetarë, dhe njofton deputeten se vetëm ka komentuar dhe ka përshkruar mbishkrimin e plotë, të panos, e ku organizatorët e këtij reagimi qytetarë, kishin shkruar emrat e deputetëve, nga Komuna e Gjilanit, duke mos e përfshirë edhe emrin e deputetes Bajrami.

Shih shkrimin dhe fotot: Ftojnë deputetët e Gjilanit të mos e votojnë demarkacionin

Përndryshe, deputetja Bajrami, e cila është një zë i fuqishëm kundër formës së tanishme të demarkacionit me Malin e Zi, ka shkruar në profilin e saj se dëshiron t’i njoftojë edhe njëherë qytetarët e Gjilanit dhe gjithë Anamoravës për qëndrimin e saj të palëkundur mbi këtë çështje.

Ja postimi i plotë i saj:

“Të nderuar qytetarë të Gjilanit dhe gjithë Anamoravës
Unë Valdete Dushica Bajrami deputete e Parlamentit të Republikës së Kosovës nga radhët e Nisma për Kosovën e kam deklaruar dhe prap po e deklarojë VOTËN time kundër marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.
Por, dua t’i informoj të gjithë qytetarët e vendlindjes time Gjilanit se Nisma për Kosovën ka deputetët nga Gjilani në Kuvend të Republikës dhe asambleist në asamblen komunale të Gjilanit z.Bajram Hasanin.
Besoj që portali 2LONLINE e dinë këtë.
Demarkacionin nuk do kaloj!”


Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.