Drita ka barazuar me Gjilanin pa gola në derbin e xhiros 26-të të Ipko Superligës, por thotë se ka dal fitiuese nga kjo përballje, pasi ka triumfuar në tribuna.
Numër i madh i tifozëve kishin udhëtuar nga Gjilani për në kryeqytet aty ku dy klubet e tyre të zemrës po sfidonin njëra tjetrën, ndërsa numër dukshëm më i madh vërehej në tribunën e “Intelektualëve”.
Ky është postimi i plotë:
“SC Gjilani vs FC DRITA 0:0
BARAZUAM NË FUSHË, TRIUMFUAM NË TRIBUNË SI GJITHMONË!
Derbi i xhiros të 26-të i zhvilluar në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri” përfundoi pa gola.
Si gjithmonë për spektaklin në tribunë, u përkujdes lojtari jonë i 12-të, INTELEKTUALËT, të cilët ishin të mahnitshëm.
Pas këtij barazimi qëndrojmë në pozitën e katër-të me 45 pikë”.