DYLON

Reagon Drejtoria Komunale e Arsimit në Viti!

Reagon Drejtoria Komunale e Arsimit në Viti!
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë, përmes Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), shpreh shqetësimin e saj lidhur me raportimet për mospërfshirjen e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj në planifikimin buxhetor për vitin 2027.

Për DKA-në, Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj ka një rëndësi të veçantë edhe për Komunën e Vitisë, pasi një numër i konsiderueshëm i të rinjve nga kjo komunë ndjekin studimet në këtë institucion dhe ndërtojnë të ardhmen e tyre profesionale.

EkoHigjiena

“Besojmë se arsimi i lartë duhet të mbështetet dhe të zhvillohet vazhdimisht. Prandaj, u bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që ta rishqyrtojnë këtë çështje dhe të sigurojnë mbështetjen e nevojshme për funksionimin normal të Universitetit. thuhet në një reagim të DKA-së në Viti”, thuhet në një reagim të DKA-së në Viti.

Në fund të reagimit thuhet se, Komuna e Vitisë mbështet ruajtjen dhe fuqizimin e këtij institucioni të rëndësishëm të arsimit të lartë, në interes të studentëve, të rajonit dhe të zhvillimit të vendit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.