DYLON

Reagon drejtori i DKA-së

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Rreth situatës që ka të bëjë me protestën e nxënësve të klasës së parë në shkollën fillore “Thimi Mitko” sde e duan mësuesen e mëparshme e jo mësuesen e tanishme dhe reagimit të një prindi lidhur më këtë, /shih shkrimin “Klanet e ndryshme mafioze bëjnë lista natën e ditën largojnë mësuesen më të mirë”/, ka reaguar Nazmi Musa, drejtor i DKA-së

Ja reagimi I tij I plotë pa ndërhyrje:

EkoHigjiena

Shkolla fillore e mesme e ulët “ Thimi Mitko”

Reagimi i prindërve dhe nxënësve të klasës I/8

Pra, nxënësit e klasës se I/8 protestojnë duke kërkuar mësuesen e tyre pa konkurs, Safeten dhe nuk e dashkan mësuesen e pranuar me konkurs: Mirjeta Syllen !
Edhe unë po pajtohem me artikullin e portalit 2Lonline me titull:
”Klanet e ndryshme mafioze bëjnë listën natën e ditën largojnë mësuesen më të mirë”
Të nderuar këshilltarë,

Këtu e paqartë mbesin shumë pyete e paqartësi për opinionin:

1. Kush janë klanet e natës?
2. Kush e bëri performancen e kësaj mësueseje të “ larguar” dhe cili ishte shkaku i largimit?
3. Sa vite kishte punuar kjo mësuese pa konkurs, në mënyrë te jashtëligjshme?
4. Kush e vlerësoi mësuesen e re se nuk qenka edhe kjo e mirë e, shumë pyetje të tjera.
5. Pse kjo mësuese e nderuar dhe këta prindër nuk e ndjekin rrugën ligjore për të kundërshtuar procesin zgjedhor?

Unë do të thosha se:

Strukturat mafioze janë ato që i mashtrojnë njerëzit për punësim, duke mos e respektuar Ligjin për Shkollimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës e duke i venë prindërit në lojërat e tyre të ndyra, për çështje personale.

Njerëzit mafioz janë ata që i sakrifikojnë fëmijët 6 vjeçar të klasës së parë për interesa të tyre, duke i detyruar t’i mbajnë parullat në duar e , duke rrezikuar shëndetin e tyre në këto temperatura të ulëta në protestë para shkolle.

Njerëzit mafioz janë ata që nuk respektojnë zonën e shkollës prej nga vijën nxënësit në këtë shkollë.

Njerëzit mafioz janë ata që u premtojnë punësim njerëzve që u sigurojnë vota për ta gjatë fushatës zgjedhore etj.

Drejtoria e Arsimit në Gjilan udhëhiqet nga njerëz të kualifikuar profesionalisht, të edukuar moralisht dhe detyrat e obligimet e tyre i kryejnë në mbështetje të Ligjit për Shkollimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, normativat e MASHT-it dhe rregulloret që drejtojnë fushën e arsimit.

Prindërit ,pa fajin e tyre, kanë shprehur reagimet, por ata që i kanë organizuar dhe nxitur në këtë veprim, pra mafiozi, u ka mbetur borxh t’ua shpjegojë një nen të po këtij ligji ku thuhet:

Citoj Nenin 15 pika 4 të Ligjit për shkollimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës:

“ Nëse nxënësi pa ndonjë arsye nuk regjistrohet, nuk vijon shkollimin ose e ndërprenë shkollimin e detyruar, prindërit e tij dënohen për kundërvajtje nëse mungesa është rezultat i veprimit të paramenduar ose i neglizhencës së prindërve. Në raste të tilla, komuna e njofton Ministrinë me shkrim “

Veç tjerash, para se mafiozi t’i ngashërente prindërit e nxënësve për një veprim të këtillë ,do të ishte dashur t’u bënte me dije edhe Rregulloren për Organizimin, Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Organeve të Administratës Komunale, përkatësisht nenin 4,pika 1 ku shkruhet saktë:”

“Me çdo drejtori menaxhon dhe udhëheq drejtori i cili i përgjigjet dhe i raporton Kryetarit t Komunës “.

Po në këtë rregullore bëhen të çarta kompetencat, përgjegjësitë dhe obligimet e drejtorit të arsimit në nenin 7 pika 1 deri në piken 33, në veçanti neni 2, citoj:

“ Punësimi i mësimdhënësve dhe personelit tjetër të shkollave në pajtueshmëri me procedurat ligjore të rekrutimit, përzgjedhjes dhe punësimit të të punësuarave publik” -jane kompetence e drejtorit te DKA-së.

Pra, siç po shihet, klani mafioz, kushdo çoftë ai apo ajo, na qenka i erret, i verbër dhe pa tru, e jo DKA-ja, drejtori apo komisioni vlerësues i kandidatëve.

Rruga për ankesa dhe të drejtat e kandidateve mbeten të hapura !

Me respekt,
Drejtori i Drejtorisë së Arsimit,
Nazmi Musa

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.