DYLON

Reagon deputeti Shaip Kamberi: Policia keqtrajton futbollistët shqiptarë

Reagon deputeti Shaip Kamberi: Policia keqtrajton futbollistët shqiptarë
Avatar photo Redaksia

 Pas asaj që ndodhi në qytetin e Bosilegradit në Serbi ku nga reagimi i  KF “Tërnoci” bëhet e ditur se me të përfunduar ndeshja, policia ka hyrë në terren dhe ka goditur një futbollist të KF “Tërnoci” e më pas është futur edhe në zhveshtore, ka reaguar edhe deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Ja reagimi i plotë:

EkoHigjiena

Policia keqtrajton futbollistët shqiptarë

Fyerjet e përditshme me termin ofendues “shiptari” nuk jan brohoritje të turmave të huliganëve, ato janë pjesë e një kampanje shtetërore, që me të gjitha mjetet po tenton të shpopullojë Luginën e Preshevës nga shqiptarët.

Dënoj fuqishëm skandalin e ndodhur në Bosiligrad dhe kërkoj urgjentisht ndërmarrjen e të gjitha masave! Ky është një apel serioz ndaj Bashkësisë ndërkombëtare në sytë e së cilës Serbia po diskriminon shqiptarët dhe po kryen dhunë etnike.

Rasti i Bosiligradit, ku u polica serbe keqtrajtoi futbollistët e KF Tërnocit, shpërfaq, sërish, qasjen e Beogradit ndaj shqiptarëve! Shpërfaq sistemin shovinist e albanofob shtetëror i cili është instaluar në të gjithë vendin, në të gjitha institucionet, përfshirë edhe komunat e vogla e multietnike si Bosiligradi!

E djelmoshat e KF Tërnocit dëshmojnë më së miri se sa i padrejtë e diskriminues është ky shtet ndaj shqiptarëve! Se sa të rrejshme i ka Serbia të “drejtat e njeriut dhe pakicave” dhe sa e madhe është urrejtja e tyre ndaj një komuniteti.

Goditja që polici i ka bërë lojtarit të KF Tërnocit është goditje e shtetit ndaj qytetarit. Është goditje e sistemit ndaj gjithë shqiptarëve. Është goditje ndaj sportit e vlerave universale.

Si e tillë, ajo nuk guxon as të izolohet e as të karakterizohet si goditje e rastësishme. Si goditje një individi ndaj tjetrit. Aq më pak të arsyetohet me fjalor policorë.

Thelbi i sajë është i bazuar te sistemi i kalbur, të cilit i takon polici, te ministria e cila i diskriminon në vazhdimësi të rinjtë shqiptarë edhe kur refuzon ti pranojë në konkurse, te shteti që sistematikisht diskriminon.

Dhe si e tillë është e patolerueshme. Si të tillë është e papranueshme. Nuk duhet ta përbijmë asnjë arsyetim të policisë se gjoja “paska me i denu” policët që kanë përdorur dhunë. Do ti dënojë ngjashëm siç i ka dënuar ata që kanë kryer krime lufte.

Kreu i KF Tërnocit, do të duhet seriozisht të shqyrtojë pjesmarrjen e mëtejshme të këtij klubi në garën e mëtejshme, meqë djelmoshat e KF Tërnoci nuk kanë siguri. Ndërsa reagimi politik duhet të jetë unik e i menjëhershëm!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.