DYLON

Reagon BIK-u, djegia e flamurit akt i papranuar

Avatar photo Redaksia

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës vlerëson se akti i djeshëm i djegies së “flamurit” nga një grup i të rinjve në të cilin është edhe dëshmia islame – shehadeti, është veprim i papranuar dhe në kundërshtim me traditën tonë të tolerancës e mirëkuptimit.

“Është e vërtetë që ky flamur padrejtësisht po keqpërdorët nga ISIS, organizatë terroriste e cila vepron gjoja në emër të myslimanëve. Mirëpo kjo assesi askujt nuk i jep të drejtë që të përdhosë simbolet islame apo të çfarëdo feje tjetër. Me kohë e kemi thënë dhe e kemi sqaruar se ISIS, nuk vepron sipas mësimeve islame dhe as që është zgjedhur e mandatuar nga myslimanët për përfaqësim. Jemi të bindur që veprimet e tyre shpejt do të marrin përgjigjen adekuate nga populli i Irakut dhe i Sirisë në bashkëpunim me botën demokratike”, thuhet në reagimin e tyre.

EkoHigjiena

BIK fton të rinjtë që të jenë të kujdesshëm e të matur në veprimet e tyre dhe mos të bien pre e fushatave që më shumë mund të sjellin debate, konfuzion e paqartësi sase qëllimi i tyre për distancim nga veprimet e ISIS.

Rikujtojmë se në emër të distanicimit nga ISIS, është e papranueshme nëpërkëmbja dhe përdhosja e simboleve islame.

BIK thotë se solidarizohen me vuajtjet e popullatës civile në Irak e Siri, dhe në të njëjtën kohë dënojnë veprimet kriminale të asaj që quhet ISIS.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.