DYLON

Reagon BIK-u, askush mbi ligjin

Avatar photo Redaksia

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka shprehur shqetësim pas arrestimit të 12 imamëve nëpër Kosovë, aksion ky që ndërmori policia në luftë kundër nxitjes së urrejtjes ndërfetare dhe përçarjes kombëtare.

Zëdhënësi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se BIK-u është i brengosur lidhur me, siç ka thënë ai, shoqërimin e imamëve në polici, porse ka shtuar se “askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe institucionet kompetente janë të thirrura ta kryejnë punën e tyre”.

EkoHigjiena

“Ne e kemi thënë edhe me parë dhe po e përsërisim, të gjitha paraqitjet e tyre janë publike dhe përgjegjësia është individuale”, ka thënë Sadriu.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.