Rreth zhvillimeve të fundit në Kuvendin Komunal të Gjilanit, i cili sot nuk mbajti seancën pasi opozita, pjesë e të cilit është edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk pranoi të mbajë seanca pa transmetim online të tyre, ka reaguar edhe Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan.
Seanca e sotme, kishte filluar në një atmosferë tensionesh në relacionet pozitë-opozitë dhe është dashur të ndërpritet për mungesë kuorumi.
Azemi i AAK-së ka thënë se institucionet lokale nuk janë arenë boksi dhe s,e sipas tij, është për të ardhur keq deri ku ka degradu ekzekutivi e legjislativi në Gjilan.
“Gjilanin e ka marrë pusi, në secilën pikëpamje. Dështim total, në çdo segment”, ka thënë Azemi i AAK-së.
Në reagimin e tij, ai ka shtuar se Qeveria e Kosovës ka një kryeministër e një kabinet që agjendë e kanë shkatërrimin e Kosovës,
“Gjilani qeveriset nga një kryetar kukull, nga drejtorë që nuk e dinë as pse janë drejtorë, nga deputetët që nuk i kryen punët e veta atje për ku kanë marrë besimin, madje nuk dinë as shkrim e lexim. Duhet pasur kujdes sepse kanë dështuar gjithkund dhe tani lypin taksiratë. Këta janë të njohur për krijimin e kaoseve, andaj mos ua jepni kënaqësinë. Janë kah fundi. Ju nuk jeni të boksit, as të punës e dijes. Ju jeni për gjynah, e edhe Gjilanin e keni ba për gjynah”. Përfundon reagimin e tij, Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan. /2LONLINE/