DYLON

Reagon Arbër Ismajli: Edhe mantelbardhët viktima të një qeverisjeje të papërgjegjshme!

Reagon Arbër Ismajli: Edhe mantelbardhët viktima të një qeverisjeje të papërgjegjshme!
Avatar photo Redaksia

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Gjilan, Arbër Ismajli ka thënë se janë bërë gati tre muaj prej se punëtorët shëndetësorë të angazhuar me tenderin “Kosovamed” nuk kanë marrë pagat e tyre nga ana e komunës, ndonëse kanë kryer punën me shumë ndershmëri e përkushtim.

“Pra, edhe mantelbardhët të cilët kujdesen për shëndetin e qytetarëve tanë, sot janë viktima të një qeverisjeje të papërgjegjshme që i ka lënë pa bukë, pa dinjitet dhe pa asnjë shpresë”, ka thënë ai, transmeton 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Ismajli shtoi se pagat e tyre janë e drejtë elementare dhe vonimi i saj sjell pasoja të rënda për mirëqenien e familjeve të tyre.

“Mjaftë më me këto lojëra politike. Qytetarët dhe profesionistët nuk e meritojnë një trajtim të tillë. Ata që mbajnë mbi supe shëndetin e qytetarëve nuk guxojnë të keqtrajtohen deri në këtë pikë”, ka thënë Ismajli i LDK-së.

Përndryshe, në zgjedhjet e 12 tetorit, Arbër Ismajli synon postin e të parit të komunës duke qenë kandidat i LDK-së për kryetar komune.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.