Në konferencën e parë vjetore për partneritet ndërmjet Kuvendit dhe Organizatave të ShoqërisëCivile të mbështetur nga OSBE, Kryetari i Kuvendit z. Kadri Veseli, fjalimin e tij hapës e filloi me akuza drejtuar shoqërisë civile. Duke u thirrur në deklarimet për media të anëtarëve të shoqërisë civile për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova, ai u sugjeroiorganizatave të tyre të shndërrohen në parti politike. Deklarimet e tilla provokuese lënë të kuptojmë që z. Veseli nuk e ka kuptuar drejt rolin e sektorit jo qeveritar në shërbim të interesit të përgjithshëm, dhe një diskurs i tillë i komunikimit është në kundërshtim me vetë frymën e kësaj konference.
Në analizën e tij për dështimin e qeverisë përtë përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave për Republikën e Kosovës, një proces aq shumëtë kërkuar e aq shumë të premtuar prej të gjitha niveleve politike në Kosovë, ai pjesën më të madhe të fajit ia atribuoi shoqërisë civile.Për t’u mos u mjaftuar me kaq, z. Veseli si përfaqësues i institucionit të Kuvendit, akuzoj shoqërinë civile edhe për raportet negative të institucioneve ndërkombëtare për Kosovën, siç është raporti i Dick Marty-it.
Ne si Organizata të Shoqërisë Civile, gjykojmë dhe deklarojmë si më poshtë:
1. Mesazhet politike drejtuar shoqërisë civile për të arsyetuar dështimete qeverisënë raport me liberalizimin e vizave për Kosovë kurrsesi nuk i ndihmojnëbashkëpunimittë Kuvendit me shoqërinë civile.
2. Dështimipër të siguruar liberalizim të vizave nuk është dështim i shoqërisë civile, por dështim idrejtpërdrejtëimungesëssë vizionit të qeverisëpër zhvillim të qëndrueshëm, nivelit të lartë të korrupsionit dhe arrogancëssë pushtetarëvenë raport me qytetarët.
3. OJQ-të e mëposhtmekërkojnëqë Kuvendi dhe Qeveria, të analizojë në thellësi dhe të bëjnë publike arsyet e dështimit dhe ti shmanget retorikeve dhe fajësimittë shoqërisë civile vendore, apo Bashkimit Evropian.
Organizatat mbështetëse të kësaj deklarate:
FIQ
GAP
INDEP
KDI
GLPS
BIRN
KOSID
INPO
PIPS
SyriiVizionit
Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QKBN)
Developing Together
Shoqata Kosovare për Belbëzim
Shoqata e Personave me Hendicep dhe Aftësi të kufizuara të Kosoves
Youth Association for Human RIGHTS YAHR
POLIS
Organizata Multietnike Profesionale Lansdowne (OMPL)
OJQ Zana
Me Dorë në Zemër, Mitrovicë