DYLON

Reagojnë edhe LDK dhe disa partnerë të saj të vegjël

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Shpimi i gomave të disa veturave zyrtare të komunës së Gjilanit ka nxitur reagime edhe tek LDK dhe disa subjekte të vogla, që janë partnerë të LDK-së në bashkëqeverisje. Madje këta e drejtojnë gishtin kah Vetëvendosje si kryese e këtij akti, ndërkohë që vet kjo Lëvizje ka reaguar duke thënë se nuk qëndron prapa këtij aksioni.

Shih më tepër shkrimin;
“Aksioni nuk është realizuar nga Lëvizja Vetëvendosje”

EkoHigjiena

Më herët kishte reaguar edhe kreu i komunës Lutfi Haziri si dhe kryesuesja e kuvendit Valentina Bunjaku-Rexhepi.

Shih shkrimet:

“‘Decentralizimi i Lutës’e ka sjellë Pavarësinë, ‘Zajednica’ e VV-së po e rrënon”
Bunjaku-Rexhepi: Turp për Vetëvendosjen!

Përndryshe, ka reaguar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Dega në Gjilan, që përmes një komunikate shprehë indinjatën dhe dënon fuqishëm manifestimin e dhunës dhe huliganizmin e treguar, sipas saj, nga ana e aktivistëve të “Vetëvendosjes” ndaj pronës publike, konkretisht dëmtimit të veturave të Komunës së Gjilanit.

“Sulmi dhe dëmtimi i pronës publike, i cili është kryer sot nga aktivist të “Vetëvendosjes” , është një akt politikisht i papërgjegjshëm dhe në kundërshtim me rendin dhe ligjet e vendit tonë. Ky akt është vandal dhe manifestim huliganizmi për qëllime të përfitimeve politike. Aktet e tilla me qëllime të ulëta, janë mesazh se këta njerëz deri sa kërkojnë votën e qytetarëve keqpërdorin dhe dëmtojnë pasurinë e këtij shteti e që është pasuri e ngritur me mundin dhe djersën e qytetarëve tanë. Ata që kryejnë akte të dhunës dhe shkatërrojnë prona jo vetëm që kryejnë shkelje, por gjithashtu abuzojnë me kauzën tonë dhe me demokracinë e Kosovës”, thuhet në reagimin e LDK-së së Gjilanit.

Më tutje në reagim ky subjekt potencon se “LDK, i jep mbështetje të fuqishme Kryetarit Lutfi Haziri dhe qeverisjes komunale në realizimin e programit qeverisës, program ky që po forcon institucionet komunale dhe mirëqenien e qytetarëve. LDK, kërkon nga institucionet e sigurisë dhe drejtësisë të Republikës së Kosovës që të trajtoj me seriozitet të gjitha aktet e dhunës dhe huliganizmit dhe të stopoj veprimet e tilla të ulëta e që janë në kundërshtim me rendin kushtetues të vendit tonë.

“Ndërsa qytetarët tanë i sigurojmë se sundimi i rendit dhe ligjit në vendin tonë nuk ka dhe nuk do të ketë alternativë”, përfund reagimi i Degës së LDK-së në Gjilan.

Edhe subjektet partnere të koalicionit thanë se e dënojnë veprimin e shkatërrimit të pronës publike.

Në reagimin e tyre thuhet:

“Ajo që ndodhi sot në orët e pasditës nga ana e aktivistëve të ndonjë partie duke I shpërthyer gomat e veturave të Komunës është gjest i papranueshëm edhe nga ana e partive të koalicionit (AKR, Partia DemorkatikeTurke, PD} në qeverisjen Haziri.

Mendojmë se veprimet e tilla vandalistë ku shkatërrohet prona publike si pronë e qytetarëve është e papranueshme, si shprehje e pakënaqësive partiake. Komuna nuk është e Lutif Hazirit apo pronë e cilësdo parti politike, ajo I takon qytetarit dhe kryen funksionin e servisit të tyre. Për këtë arsye askush nuk e ka të drejtën ti shpreh inatet e tyre me shkatërrimin e pronës komunale apo më mirë të themi pronës së qytetarit. Me shpresë se veprimet e aktivistëve partiak nuk janë edhe qëndrimet partiake. Shpresojmë në mirëkuptim dhe kërkimfalje ndaj qytetarëve të Gjilanit”, perfundon reagimi i partive të koalicionit në qeverisjen Haziri (AKR, Partia DemorkatikeTurke, PD).  /2L ONLINE/

/fotoilustirm/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.