DYLON

Reagimi zyrtar nga Dega e PDK-së në Gjilan

Reagimi zyrtar nga Dega e PDK-së në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Reagim i Degës së PDK-së në Gjilan: Nuk kishte asnjë konflikt Lajmi i publikuar sot në portale, me titull “Rrahje me grushte në degën e PDK-së në Gjilan”, është lajm krejtësisht i pavërtetë. Kjo dezinformatë, e lansuar nga persona të caktuar ka si qëllim zbehjen e ecurisë së procesit të brendshëm zgjedhor në Degën e Partisë Demokratike në Gjilan.

Procesi i brendshëm zgjedhor në Gjilan, ka filluar këtë javë dhe është parë një mobilizim i jashtëzakonshëm i strukturave të PDK-së, seksioneve dhe nëndegëve për të zgjedh më të mirët në krye të partisë në nivelin lokal.

Zgjedhjeve të brendshme po i bashkohen edhe një numër i madh i qytetarëve pa angazhim të deritashëm partiak me profile të vlerësuara, duke e bërë këtë procedurë të rëndësishme dhe demokratike.

EkoHigjiena

Me këtë reagim, duam të njoftojmë opinionin dhe mediat se Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan është më e bashkuar se asnjëherë më parë dhe se nuk ka asnjë ndarje dhe nuk kishte asnjë konflikt. Procesi zgjedhor i cili ka filluar tashmë, do të vazhdojë në të gjitha nëndegët në Gjilan dhe ecuria e deritashme, ka shkaktuar panik për pushtetin aktual në komunë.

Dezinformata e tillë, nuk mund ta ndal fuqizimin e degës së PDK-së në Gjilan. Ky lajm i pavërtetë ka synim të dëmtojë procesin dhe procedurat e shkëlqyeshme zgjedhore të zhvilluara deri më tash nga Dega e Partisë Demokratike në Gjilan dhe tërë Kosovën, thuhet në reagim të lëshuar nga Dega e Partisë Demokratike në Gjilan.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.