DYLON

Reagimi i Parlamentit Studentor ne lidhje me projektligjin per arsimin e larte

Avatar photo Redaksia

Aktualisht jemi në përfundim te punës në komisionin për hartimin e ligjit mbi arsimin e lartë, në radhët e këtij komisioni është edhe përfaqësuesi nga Parlamenti Studentor. Si organi më i lartë i përfaqësimit studentor shprehim paknaqësin tonë në lidhje me mos pranimin e disa prej kërkesave tona të cilat janë të arsyeshme dhe në të miren e të gjithë studentëve. Kështu ka bërë të ditur Egzo nDaku, kryetar i Parlamentit Studentor.

“Ne qëndrojmë mbas këtyre kërkesave dhe ftojm Komisionin por edhe Ministrin që t’i marr seriozisht kërkesat tona në të kundërtën ky draft ligj për në është i papranueshëm dhe do ta kundërshtojm në cdo formë”, ka thënë Daku.

EkoHigjiena

Disa nga Kërkesat që i ka dërguar Parlamenti Studentor janë:

1. Të rregullohen me ligj afatet provimeve duke përfshi edhe prillin dhe tetorin si afate të rregullta në mënyre që mos të kemi probleme cdo afat.

2. Parashikimi në ligj i qendrës së studentëve si dhe kushtet që i duhen studentit atje, duke përfshi edhe qendrën mjekësore.

3. Kërkesa për kartën e studentit, e cila është e drejtë e jona dhe egziston në shumicen e shteteve tjera.

4. Kemi kërkuar që në senat studentët të kenë përfaqësim prej 20 % të senatorëve me mandat dy vjeqarë në mënyre që të ndegjohet zëri i studentit edhe në organet vendimmarrëse.

5. Rregullimi me ligj i bursës për studentët e dalluar si në nivel bachelor dhe master.

“Në këtë ligj kemi bërë edhe shumë propozime tjera por i përmendëm këto si më esenciale, është e arsyshme që të ngrisim zërin në cdo formë të shkeljës së të drejtave dhe mosmbështetjes së tyre, gjithashtu duhet të kemi parasyshë se ligji nuk mund të ndryshohet vazhdimisht dhe duhet të insistojmë që të drejtat tona që përfolen vazhdimisht të jenë aty”, ka thënë Daku.