DYLON

Reagimi i parë i Ramush Haradinajt pas koalicionit LDK-PDK

Avatar photo Redaksia

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar përmes faqes së tij në “Facebook” duke thënë se koalicioni i ri qeverisës është “përzierje e dy shkollave të dështuara qeverisëse”.

Lexoni të plotë reagimin e Haradinajt:

EkoHigjiena

Të nderuar qytetarë të vendit,

Tashmë të gjithë jemi njoftuar për koalicionin e ri qeverisës në Kosovë. Një qeverisje e tillë pati dështuar si mos më keq gjatë viteve 2008-2010.

Përzierja e dy shkollave të dështuara qeverisëse do të shkaktojë regres të vazhdueshëm në Kosovë. Të dyja shkollat e tyre të qeverisjes (në Kosovë dhe në Prishtinë) janë dëshmuar si të dështuara.

Do të dështojnë sërish. Është çështje kohe, por fatkeqësi për vendin.
Kosova do të vazhdojë të jetojë, dhe të ndërtohet por unë kam pritur se do ta shpejtojë hapin.

Hapat prapa do t’i kushtojnë Kosovës shumë.

Kam besuar në ndryshim. Jam angazhuar parreshtur për të ndërtuar demokracinë dhe qeverisjen e mirë. Për Kosovën, për shtetin, shoqërinë, të tashmen dhe të ardhmen tonë.

Asnjëherë në jetën time nuk jam larguar nga përgjegjësitë. Nuk jam fshehur dhe nuk kam bërë lojëra të dyfishta.

Për lirinë e Kosovës kam bërë atë që ka kërkuar atdheu.

Për të mbrojtur luftën dhe të drejtën e Kosovës për liri jam përballë me sfida na më të rëndat.

Tashmë, si udhëheqës i Aleancës, do të bëjë gjithçka për të kërkuar përmbushjen e premtimeve parazgjedhore.

Do të kërkojmë me këmbëngulje përmbushjen e premtimeve të të dy partive: hapjen e 320 mijë vendeve të punës; largimin e kapjes së shtetit; shtetin ligjor; integrimet evropiane brenda mandatit; dekriminalizimin e institucioneve të shtetit; e shumë e shumë premtime që duhet të përmbushen.
RH