REAGIM NGA KOMUNA E GJILANIT
Shqetësues fakti se është dëmtuar parku i përuruar vetëm 3 ditë më parë.
Përpos hedhjes së mbeturinave, në parkun tek salla e sporteve “Bashkim Selishta – Petriti”, menjëherë pas inaugurimit të tij janë dëmtuar investimet në këndin e lojërave për fëmijë dhe fëmijë me aftësi të kufizuara dhe shtigjet e ecjes.
Kjo nuk është hera e parë që ne hasim në ngjarje të tilla. Prandaj, apelojmë tek të gjithë vizitorët që të ndërpritet shkatërrimi i pamëshirshëm i të mirave publike në sipërfaqet e gjelbra të qytetit.
Në ndërkohë ne do të kujdesemi që ky park të vazhdojë të mbetet destinacion i bukur dhe i pastër për qytetarët tanë. /2LONLINE/