DYLON

Reagim nga PDK-ja e Gjilanit: Në seancën e sotme u morën vendime të kundrligjshme

Reagim nga PDK-ja e Gjilanit: Në seancën e sotme u morën vendime të kundrligjshme
Avatar photo Redaksia

Dega e PDK-së në Gjilan shpreh shqetësimin dhe kundërshtimin e saj të plotë ndaj, siç thuhet në reagim, vendimmarrjeve të kundërligjshme të ndërmarra në seancën e sotme të Kuvendi Komunal i Gjilanit.

PDK konsideron se në këtë seancë janë evidentuar tri çështje serioze dhe të papranueshme:

EkoHigjiena

Gjendja e papranueshme e kushteve elementare dhe degradimi i skajshëm i mjedisit ku mbahen seancat e Kuvendit Komunal, duke cenuar dinjitetin institucional dhe standardet minimale të funksionimit.

Paaftësia e kryesueses së Kuvendit për të paraqitur formulën e përcaktuar me ligj dhe rregullore për ndarjen e përfaqësimit në komitetet obligative të kuvendit komunal.

Votimi i kundërligjshëm i anëtarëve të kuvendit për përfaqësimin e komunës në Asociacioni i Komunave të Kosovës.

Dega e PDK-së në Gjilan vlerëson se këto veprime përbëjnë shkelje serioze institucionale dhe janë të papranueshme nga pikëpamja ligjore dhe demokratike, andaj nuk kemi pajtuar që kjo seancë e Kuvendit Komunal të vazhdojë me shkelje të rënda dhe anëtarët e PDK kanë ndërprerë pjesëmarrjen e tyre në këtë seancë të KK Gjilan

“Për rrjedhojë, njoftojmë opinionin publik se të gjitha këto çështje do të adresohen në institucionet përkatëse të Republika e Kosovës, me qëllim të rivendosjes së ligjshmërisë dhe funksionimit të rregullt institucional”, thuhet në reagimin e PDK-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.