Reagim i YIHR-së mbi ndalimin e ekipit të karates për të hyrë në Serbi

Reagim i YIHR-së mbi ndalimin e ekipit të karates për të hyrë në Serbi

Youth Initiative for Human Rights në Kosovë dhe Youth Initiative for Human Rights në Serbi po ndjekin me shqetësim ndalimin e dytë me radhë të ekipit të karatesë që përfaqëson Kosovën dhe Stafin Olimpik të Kosovës për të hyrë në Serbi me rastin e Kampionatit Evropian të Karatesë që po mbahet në Novi Sad.

Ky vendim erdhi nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Serbisë me arsyetimin se letra e njoftimit për hyrjen në Serbi ishte dërguar shumë vonë nga ekipi i Kosovës. Më parë, Qeveria e Serbisë ka anuluar ndeshjen e hendbollit midis ekipeve kombëtare të femrave të Serbisë dhe Kosovës U20, duke politizuar kështu ngjarjet sportive, gjë që është e papranueshme.

Veprime të tilla nuk i kontribuojnë procesit të ngadalshëm të normalizimit midis dy shteteve. Dy qeveritë duhet të investojnë më shumë në shkëmbime, takime dhe bashkëpunime mes të rinjve, atletëve dhe të tjerëve, e jo t’i pamundësojnë ato.

YIHR Kosovë dhe YIHR Serbia do të ndjekë nga afër zhvillimet e reja midis Kosovës dhe Serbisë duke qenëakterë të zëshëm në dënimin e veprimeve të tilla që cenojnë lirinë e lëvizjes dhe pengojnë bashkëpunimin midis dy shoqërive.

KOMENTE