(2LONLINE) – Mjekët e Spitalit Rajonal të Gjilanit të përkrahur nga Këshilli Profesional dhe Këshilli Drejtues reagojnë ndaj arrestimeve spektakulare të mjekëve, pa vlerësime paraprake profesionale të ekspertëve të lëmive përkatëse për problematika diagnostike apo kirurgjike.
Mjekët janë të indinjuar sidomos me mënyrën e arrestimeve dhe atë para kamerave dhe me duar të lidhura, kur dihet se për çdo lloj dyshimi mjeku mund të thirret në deklaratë.
Këto arrestime spektakulare të ngutshme të mjekëve ndikojnë negativisht në imazhin dhe besueshmërinë në institucionet tona shëndetësore, në të cilat bëhet punë e përditshme e palodhshme në mbrojtjen shëndetësore dhe shërimin e pacienteve.
Nëse vazhdohet kështu do të jemi të detyruar të shqyrtojmë punën tonë diagnostike, invazime dhe kirurgjike të rrezikshme për jetën e pacientit.
Ne nuk jemi kundër drejtësisë por jemi për një drejtësi të bazuar në fakte shkencore. Dëmet morale të shkaktuara me arrestimet e ngutshme assesi nuk kompensohen me lirime dhe shfajësime të mê vonshme pas procedurave tê rregullta. /2lonline/
Zëdhënësi I Spitalit Rajonal të Gjilanit
Dr.Selami Kurteshi