DYLON

RDK-ja bënë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve

RDK-ja bënë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve
Avatar photo Redaksia

Sot Rinia Demokratike e Kosovës (RDK), Dega në Gjilan, bëri homazhe te Varrezat e Dëshmorvëe, në 19-vjetorin e rivarrimit të Dëshmorëve të Kombit, ka bërë të ditur Gentian Nevzati – zëdhënës i RDK-së.

Sipas tij, një delegacion i RDK-së, sot vizitoi Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan në 19 vjetorin e rivarrimit të dëshmorëve, për të nderuar ata të cilët dhanë jetën për lirinë e vendit tonë, të cilën rinia po e gëzon.

“Do të jemi gjithmonë falënderues të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë dhe shtetndërtimin e Kosovës,dhe do ta vazhdojmë rrugën e tyre përherë. Sakrifica e tyre është motiv që të punojmë për vendin tonë. Lavdi gjithë dëshmorëve të Kosovës”. Ka thënë Gentian Nevzati – zëdhënës i RDK-së.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.