Trajneri i Real Madrid B, Alvaro Benito, është shkarkuar nga detyra pas disa komenteve negative që bëri për disa nga lojtarët e ekipit A, në radio dhe televizion.
‘Marca’ raporton se komentet e mësipërme për disa prej lojtarëve të lartë të Real Madridit nuk u pritën mirë, për rrjedhojë ai u shkarkuaa nga roli i tij menaxherial në ekipin e klubit B.
Raul Gonzalez, ish-fitues i Topit të Artë dhe kapiteni i ekipit, u njoftua si zëvendësim i menjëhershëm i Benito-s.
Me daljen e Benitos, Raul Gonzalez, një legjendë e Real Madridit gjatë ditëve të tij të lojës, u promovua si trajner i ekipit B nga skuadra C.