DYLON

Ratifikohet Marrëveshjen me Austrinë për modernizimin e shërbimeve të Kardiologjisë Invazive në QKUK

Avatar photo Redaksia

Kuvendi i Republikës së Kosovës ratifikoi sot Marrëveshjen e kredisë të Qeverisë së Republikës së Kosovës (si haumarrëse) dhe Unicredit Bank Austria AG (si huadhënës) për financimin e projektit; “Modernizimi i shërbimeve të Kardiologjisë Invazive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”.

Vlera totale e projektit që do të financohet përmes kësaj marrëveshjeje është 2.6 milionë euro dhe do të realizohet përmes Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa përmes kësaj huamarrje do të sigurohen pajisje për modernizimin e shërbimit të Kardiologjisë Invazive, përkatësisht modernizimin e shërbimebe të diagnostikimit dhe trajtimit në këtë shërbim.

EkoHigjiena

Marrëveshja e ratifikuar sot nga Kuvendi i Kosovës është pjesë e kredisë prej 20 milionë eurove midis Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Austrisë, e ratifikuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2012.

Marraveshje është arritur duke u bazuar në kriteret e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, me seli në Paris për kreditë eksportuese.

Me ratifikimin e kësaj marrëveshjeje nga Kuvendi i Kosovës, Ministrisë së Shëndetësisë i hapet mundësia për sigurimin e pajisjeve të reja për shërbimin e Kardiologjisë Invazive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, të cilat pritet të rezultojnë me rritje të vëllimit dhe cilësisë së shërbimeve shëndetësore në këtë shërbim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.