DYLON

Rasti i stentave: Refuzohet ankesa e mjekëve

Avatar photo Redaksia

Kolegji penal i Departamentit të Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit, ka refuzuar ankesën e mbrojtësve të mjekëve të arrestuar javë më parë.

Kolegji penal i Departamentit të Krimeve të Rënda i Gjykatës së Apelit, refuzoi si të pa bazuara ankesat e mbrojtësve të të pandehurve L. Brovina, B. Petrovski, A. Hocaoglu, A. Bakiqi, N. Zeqiri, D. Gorani, E. Muhaxheri, M. Abazi dhe R. Emra, kundër vazhdimit të masës së paraburgimit prej 1 muaji nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me 07.11.2014, thuhet në një njoftim.

EkoHigjiena

Personat në fjalë dyshohen për në serë veprash penale si: pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, marrje e ryshfetit, dhënie e ryshfetit si dhe ushtrim u kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike.

Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit,pretendimet ankimore të mbrojtjes janë të pabazuara, ngase aktvendimi i gjykatës së shkallës së parë PPRKR.nr.286/2014, drejt ka arsyetuar dyshimin e bazuar, se te pandehurit janë involvuar në kryerjen e veprave penale për të cilat dyshohen.

Nisur nga kjo, Gjykata e Apelit konstaton se ka bazë ligjore për vazhdimin e paraburgimit ndaj tyre, ngase masat e tjera të parapara me ligj, janë të pamjaftueshme për sigurinë e prezencës së të pandehurve në këtë fazë të procedurës. Njëkohësisht gjykata druan se me shqiptimin e masave tjera, të pandehurit do të mund të iknin ose arratiseshin,të ndikonin në rrjedhën e procedurës, apo të kryenin ose përsëritnin veprat penale për çka dyshohen.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.