Shoqëria Civile në Viti paralajmëron protestë për zvarritjen e punimeve në objektin e ri të shkollës “Halil Alidema” të Pozheranit.
Shoqëria Civile në Viti me anë të një reagimi publik për zvarritjen me vite të punimeve në objektin e ri të shkollës “Halil Alidema” në Pozheran, ka paralajmëruar një protestë, në kërkim të një zgjidhjeje sa më të shpejtë nga shteti, transmeton PlusTV.
Pjesëtarët e shoqërisë civile, i bëjnë thirrje pushtetit qendror dhe atij lokal të bashkëpunojnë në këtë çështje e të garantojnë mbarimin e projektit që nisi në vitin 2016 dhe fillimin e mësimit nga shtatori në shkollën e re përndryshe do të përballen me protesta të vazhdueshme.
Sipas tyre, dinamika e ngadalshme dhe zvarritjet me vite të këtij investimi janë alarm për shtetin pasi nga krejt kjo pësojnë nxënësit që mbesin pa kushte për mësim, si pasojë e pa përgjegjësisë institucionale.
Shkolla e mesme “Kongresi i Manastirit”, prej vitit 2019 është duke u përballur me mbingarkesën e numrit të nxënësve, pasi përtej kapacitetit, deri në përfundim të këtij viti shkollor ka shërbyer si shkollë pritëse edhe për rreth 500 nxënësit e shkollës fillore “Halil Alidema”, nga po i njëjti vendbanim. Për shkak të ngarkesës së madhe dhe numrit të madh të nxënësve me rreth 700 në total, shkolla është detyruar të mbajë mësimin në katër ndërrime dhe çdo orë mësimore është shkurtuar nga 45 në 20 minuta, situatë kjo që ka ndikuar në organizimin jo të mirë të procesit dhe pamundësuar zbatimin e metodologjisë së punës dhe si rrjedhojë ka dëmtuar tej mase qasjen dhe cilësinë në arsim të fëmijëve të këtij lokaliteti”, thuhet në komunikatë.
Lexo të plotë komunikatën e pjesëtarëve të shoqërisë civile të Vitisë:
Shoqëria Civile e komunës së Vitisë, vitet e fundit ka përcjellur me shqetësim të madh zhvillimin e procesit mësimorë në Pozheran për shkak të gjendjes specifike atje.
Shkolla e mesme “Kongresi i Manastirit”, prej vitit 2019 është duke u përballur me mbingarkesën e numrit të nxënësve, pasi përtej kapacitetit, deri në përfundim të këtij viti shkollor ka shërbyer si shkollë pritëse edhe për rreth 500 nxënësit e shkollës fillore “Halil Alidema”, nga po i njëjti vendbanim.
Për shkak të ngarkesës së madhe dhe numrit të madh të nxënësve me rreth 700 në total, shkolla është detyruar të mbajë mësimin në katër ndërrime dhe çdo orë mësimore është shkurtuar nga 45 në 20 minuta, situatë kjo që ka ndikuar në organizimin jo të mirë të procesit dhe pamundësuar zbatimin e metodologjisë së punës dhe si rrjedhojë ka dëmtuar tej mase qasjen dhe cilësinë në arsim të fëmijëve të këtij lokaliteti.
Ndërtimi i objektit të ri për nivelin fillorë që do ta lehtësonte nga mbingarkesa shkollën e mesme, është zvarritur me vite nga kompania punëkryese, investitori që është Qeveria e Kosovës me ministritë përkatëse, dhe me neglizhencën e treguar nga ana komunës për gjetjen e një zgjidhje tjetër derisa ndërtimi i objektit të kishte përfunduar.
Me të parë vonesat jashtë planit dinamik të punës nga ndërtuesi që janë të pajustifikueshme, është dashur që institucionet e shtetit të sqarohen me njëra-tjetrën se kush është përgjegjës për procedurat vijuese gjatë procesit të punës dhe për mbarimin me kohë të projektit.
Kjo pasi, mendojmë se moskoordinimi i institucioneve të shtetit me operatorët ka bërë që breza nxënësish të pësojnë, dhe kjo duhet të jetë alarm për shtetin e gjithë shoqërinë, ngase u është mohuar e drejta për mësim me kushte të barabarta si gjithë nxënësve tjerët të vendit, pasi niveli i arsimit fillor, të mesëm të ulët, përfshinë arsimin e obliguar dhe akterët institucional lokal e qendror, kanë përgjegjësi mbarëvajtjen e mësimit ashtu siç kërkohet me ligj.
Prandaj, kjo gjendje që lidhet me shkollën “Halil Alidema”, bëhet edhe më shqetësuese pasi së fundmi, Këshilli Drejtues dhe Këshilli i Profesorëve i shkollës pritëse të mesme “Kongresi i Manastirit”, kanë vlerësuar se formati i deritanishëm (20 minuta ora mësimore) pamundëson arritjen e zbatimit të planprogrameve mësimore si dhe dëmton nxënësit në mësimnxënie të kënaqshme, çka do thotë se nxënësit e nivelit fillor mund të mbesin pa hapësirat që kishin në shkollën aty, kur nis viti ri shkollor nga shtatori.
Kësisoj, ne paralajmërojmë protestë këtë verë, e cila mbështetët edhe nga prindërit dhe nga diaspora vitiase po ashtu, në kërkim të një zgjidhje sa më të shpejtë për rastin e Pozheranit pasi çdo variant tjerët përpos objektit të ri shkollor është i papranueshëm për komunitetin e këtij vendbanimi në veçanti dhe për shoqërinë civile të kësaj komune në përgjithësi.
7 nënshkruesit:
Shyqeri Halabaku
Tefik Salihu
Aziz Zuka
Fatos Hetemi
Irfan Maliqi
Marigona Sylejmani
Selajdin Osmani
BURIMI: PlusTV