DYLON

Rasti i Shefqet Krasniqit kthehet në rivendosje

Avatar photo Redaksia

Gjykata e Apelit në Prishtinë, për shkaqe të natyrës procedurale, ka kthyer në rivendosje çështjen e caktimit të masës se paraburgimit prej një muaji, ndaj të pandehurit Shefqet Krasniqi.

Gjykata e Apelit e ka vlerësuar si të pa bazuar vendimin e shkallës së parë, për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji, imamit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi.

EkoHigjiena

“Gjykata e Apelit vlerëson se aktvendimi i shkallës së parë PPR. KR. 453/2014, i datës 02.10.2014, është marr pa u mbajtur seancë dëgjimore, duke mos iu dhënë rasti prokurorit t’i paraqes provat, argumentet e veta si dhe të pandehurit dhe mbrojtësve të tij, t’i kundërshtojnë ato. Si i tillë, aktvendimi është i pa bazuar”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Deri në marrjen e një vendimi të ri nga ana e Gjykatës Themelore në Prishtinë, i pandehuri Shefqet Krasniqi do të mbetet në paraburgim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.