Rasti i rëndë në Demiraj: Kryetari i Gjilani u shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve të dy viktimave
“Sot komuna jonë u trondit nga lajmi i rëndë për humbjen e dy jetëve në fshatin Demiraj. Në këto momente të vështira, ndajmë dhimbjen me familjarët”, ka thënë Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit.
Ai tha se humbja e jetëve në rrethana që ende nuk janë sqaruar në tërësi është një tragjedi që prek secilin. “Në emër të Komunës së Gjilanit, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të tyre”, ka thënë i pari i Gjilanit.
Kryetari Hyseni tha se pret që organet e rendit dhe të drejtësisë që të bëjnë punën e tyre me përkushtim të plotë për zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij rasti. /2LONLINE/
